Sipas njoftimit të ministrisë, ceremonia e shpërndarjes do të mbahet në objektin e Bibliotekës Kombëtare, ku çdo bibliotekë do të marrë më shumë se 600 tituj nga autorë të ndryshëm. Sipas MKRS-së, ky aktivitet, që zhvillohet çdo vit, ka si qëllim pasurimin e fondit bibliotekar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.