By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ryanair gjobitet me 255.7 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues
December 23, 2025
Një aleancë e re ushtarake po formohet në Mesdhe: Izraeli kryeson grupin që i dërgon një mesazh të qartë Ankarasë
December 23, 2025
Rusia sulmoi Ukrainën me më shumë se 600 dronë, ka të vdekur. Zelenski i bëri thirrje Perëndimit
December 23, 2025
Sulm terrorist në Pakistan, të paktën pesë të vdekur
December 23, 2025
Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron për “pasoja” pas sulmit izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron për “pasoja” pas sulmit izraelit
Rajon / Botë

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron për “pasoja” pas sulmit izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 3:05 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Teherani ka paralajmëruar që Izraeli mund të përballet me hakmarrje për shkak të sulmit të fundit në qendra ushtarake iraniane, ndonëse lideri suprem i shtetit nuk ka treguar shumë gatishmëri në vazhdimin e sulmeve të njëpasnjëshme mes dy armiqve rajonalë.

Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, ka thënë më 28 tetor se Izraeli do të përballet me “pasoja të hidhura” për kryerjen e sulmeve ajrore në territorin iranian dy ditë më parë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka thënë më 28 tetor se Teherani do t’i përdorë të gjitha mjetet që ka për t’iu përgjigjur sulmit izraelit.

Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se me sukses ka kryer sulme hakmarrëse “precize” në qendrat ushtarake iraniane.

Sulmet – që kanë qenë përgjigje ndaj sulmeve iraniane kundër Izraelit më 1 tetor, edhe ato si përgjigje për vrasjen e një komandanti të Gardës Revolucionare Islamike – janë kryer teksa rriten shqetësimet që Izraeli mund të niste një sulm masiv, duke rritur mundësinë për përshkallëzim në një luftë të madhe mes dy fuqive rajonale.

Ekspertët sugjerojnë se sulmet u kanë dhënë Izraelit dhe Iranit mundësi për të shmangur një luftë të madhe rajonale.

Irani ka thënë se ka pranuar paralajmërim nga Izraeli para nisjes së sulmeve, të fundit në kuadër të sulmeve mes Izraelit dhe Iranit, të lidhura me luftën hakmarrëse të Izraelit në Gazë dhe rolin e Iranit në mbështetjen e grupeve militante anti-izraelite në rajon.

Zyrtarët iranianë kanë insistuar se mbrojtja iraniane i ka shkatërruar në ajër shumicën e raketave më 26 tetor, mirëpo e ka pranuar se katër ushtarakë iranianë janë vrarë, si pasojë e sulmeve.

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë më 27 tetor se veprimet e Izraelit “nuk janë kalkuluar mirë”, mirëpo nuk ka bërë thirrje për përgjigje iraniane.

Khamenei u ka bërë thirrje zyrtarëve qeveritarë të kuptojnë “kapacitetin” e Iranit, dhe ka këshilluar që është gabim “ekzagjerimi” i ndikimit të sulmeve izraelite, ashtu sikurse “minimizimi” i tyre.

Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, është cituar të ketë thënë se veprimet e ushtrisë izraelite nuk e kanë arritur “synimin”.

Edhe ai ka thënë se sulmet nuk janë menduar mirë dhe janë kryer “në moment dëshpërimi” të Izraelit, teksa vazhdon betejat kundër grupeve që përkrah Irani në Rripin e Gazës dhe Liban.

Grup palestinez Hamas, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, është duke luftuar me Izraelin prej tetorit të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 persona.

Disa janë liruar, një pjesë konsiderohet se kanë vdekur.

Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë mbi 42.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka nisur luftë edhe kundër Hezbollahut në jug të Libanit, një pjesë të të cilit e kontrollon.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak, jo edhe atë politik.

You Might Also Like

Ryanair gjobitet me 255.7 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues

Një aleancë e re ushtarake po formohet në Mesdhe: Izraeli kryeson grupin që i dërgon një mesazh të qartë Ankarasë

Rusia sulmoi Ukrainën me më shumë se 600 dronë, ka të vdekur. Zelenski i bëri thirrje Perëndimit

Sulm terrorist në Pakistan, të paktën pesë të vdekur

Shpërthime në një nga uzinat më të mëdha petrokimike të Rusisë, si dhe në një fabrikë dronësh në flakë

TAGGED: #Hossein Salami, #Iran, #Izrael
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Katastrofë në Azinë Juglindore: Numri i të vdekurve rritet, qindra mijëra të zhvendosur, skenat janë dramatike

Kosova Times Kosova Times December 1, 2025
Wayne Rooney nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit
50 kg kokainë me vlerë 5 milionë euro u gjetën në një kamion boshnjak në Itali. Ai u arrestua
Zelensky dorëzon projektligje për të zgjatur ligjin ushtarak
30 hajdutë hynë në sallon dhe vodhën 13 makina, shikoni si përfundoi gjithçka… (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?