By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë
December 10, 2025
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Serbia po vazhdon të shkel marrëveshjet, BE-ja të reagojë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Serbia po vazhdon të shkel marrëveshjet, BE-ja të reagojë
Lajme

Bislimi: Serbia po vazhdon të shkel marrëveshjet, BE-ja të reagojë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 8:50 PM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po vazhdon pengimin e procesit të dialogut, duke shkelur parimet dhe frymën e marrëveshjeve, së fundi, edhe përmes projektligjit të paraqitur dje nga qeveria e tyre.

Bislimi ka thënë se ndërsa Serbia nga njëra anë dërgon letra përkushtimi ndaj Komisionit Evropian ku shpreh vullnetin për të zbatuar detyrimet që rrjedhin nga procesi i dialogut, vetëm që të marrin miliona euro nga BE-ja dhe nga Plani i Rritjes, nga ana tjetër vazhdon të shkel marrëveshjet, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe të bëjë përpjekje për të vazhduar të bllokojë rrugën e procesit të normalizimit.

“Përmes lëvizjeve të veta në terren, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vjetët e fundit, sulmin në Banjskë, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikatat në veri, MIG-ët që fluturojnë pranë kufirit tonë, vënia e ushtrisë në gatishmëri të plotë dhe të lartë luftarake dhe tani, me projektligjin për përndjekje të paraqitur dje, konstruktiviteti i saj i rremë vazhdon të ekspozohet”, ka shkruar Bislimi në platformën X.

Tutje ai ka pyetur se cili është perceptimi i BE-së për fytyrën e vërtetë të Serbisë?

“Ai perceptim ku ajo pabesueshëm përpiqet të shfaqet si ‘konstruktive’ duke deklaruar përkushtimin e saj në proces, apo ai që miraton projektligje të tilla dhe vazhdimisht shkel marrëveshjet dhe cenon integritetin dhe sovranitetin tonë territorial? BE-ja si ndërmjetës duhet të përgjigjet dhe të reagojë me vendosmëri”, ka shkruar mes tjerash zëvendëskryeministri Bislmi.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo ”organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”.

Miratimi i këtij legjislacioni ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të shtatorit, duke thënë se një prokurori speciale dhe një trup gjykues special “do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

You Might Also Like

IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi

Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal

Dhuna në familje në rritje shqetësuese

E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim

TAGGED: #BE, #Besnik Bislimi, #Serbia, #Zbatimi i marrëveshjeve
Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shpërthim i frikshëm në hotel, të paktën 11 të plagosur, një person…

Kosova Times Kosova Times January 9, 2024
Zjarret në Neredimë, apel për shmangien e ndezjeve në natyrë
Si një ekonomist rumun që fitoi llotarinë 14 herë mashtroi sistemin dhe ndryshoi rregullat përgjithmonë
KFOR: Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për sigurinë rajonale
Financimi i PD nga Rusia, Basha e mohon – Berisha: Të rihapet hetimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?