By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Frankfurter Neue Presse”: Shqipëria, destinacioni evropian i pushimeve të ëndrrave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > “Frankfurter Neue Presse”: Shqipëria, destinacioni evropian i pushimeve të ëndrrave
Turizëm

“Frankfurter Neue Presse”: Shqipëria, destinacioni evropian i pushimeve të ëndrrave

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 9:47 AM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Shqipëria është ndoshta destinacioi i ri më i famshëm në Evropë. Sipas statistikave, vendi mesdhetar ka regjistruar 30% më shumë turistë brenda një viti, shkruan Moritz Maier në një artikull të botuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Neue Presse” (FNP).

Kryeministri Edi Rama, është entuziast dhe po sakrifikon shumë për të. Shqipëria po lulëzon si një destinacion udhëtimi. Vendi ka shënuar rritjen e katërt më të lartë të turistëve ndërkombëtarë në mbarë botën.

“Një levë e madhe për prosperitet për vendin ekonomikisht të dobët”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Megjithatë, rritja e turizmit nuk ofron vetëm mundësi zhvillimi, por ajo mund të dëmtojë mjedisin. Kjo mund të shihet aktualisht në Spanjë, ndër shumë vende të tjera.

Në shumë rajone, popullsia atje po proteston gjithnjë e më dhunshëm kundër të ashtuquajturit turizmit masiv.

A do të ketë të njëjtin fat edhe Shqipëria? Ruajtja e natyrës tashmë po vuan nga fluksi i turistëve.
Pushimet në Evropën Juglindore: Rritje rekord e turizmit në Shqipëri

Brenda një viti, numri i turistëve në Shqipëri u rrit me rreth 30%– duke shënuar një rekord.

Në vitin 2022 u regjistruan 7,5 milionë turistë ndërkombëtarë, dhe në vitin 2023 rreth 10,1 milionë.

Këto janë shifrat e Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara. Vetëm turizmi kontribuoi masivisht në rritjen ekonomike prej 5% në 2022.

Në vendet e BE-së veçanërisht në Gjermani, Shqipëria është konsideruar prej kohësh si destinacioni më i njohur kur bëhet fjalë për pushime të lira, natyrë të bukur dhe arkitekturë historike.

Kryeministri Rama shprehet veçanërisht i kënaqur për rritjen e turizmit nga Gjermania.

“Kjo është një gjë e madhe. Së pari, Shqipëria ka patur një reputacion të keq në Gjermani për një kohë të gjatë. Kjo po ndryshon shumë për shkak të rritjes së turizmit”, tha Rama në një intervistë, në një vizitë shtetërore në Berlin si pjesë e Konferencës së Ballkanit Perëndimor.

Autokrati komunist Enver Hoxha, e izoloi Shqipërinë për disa dekada gjatë Luftës së Ftohtë. Shqipëria tani po kërkon të bashkojë forcat me BE-në dhe është kandidate për anëtarësim që nga viti 2014.
Turistët gjermanë janë një “fat” për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, turistët gjermanë në veçanti përfaqësojnë një sukses të qëndrueshëm.

Këtë e tregon përvoja nga vendet e tjera: Kur një numër i madh pushuesish nga Gjermania vizitojnë vendin, ky është një sinjal për një sektor të qëndrueshëm dhe afatgjatë të turizmit.

Kryeministri dëshiron ta promovojë këtë. “Gjermanët shpesh kalojnë 30 ditë pushime. Dhe zakonisht marrin vetëm disa ditë për pushime më të shkurtra. Gjithnjë e më shpesh, disa nga këto ditë – i kalojnë në Shqipëri. Për ne, ky është një fat”, tha Rama.

Kritikët shpesh i referohen pasojave kur numri i turistëve rritet kaq ndjeshëm.

Ajo që ndodh kur ka një fluks turistësh të huaj dhe vendas, përveç përfitimeve ekonomike është edhe shfaqja e pasojave nga turizmi masiv, siç mund të shihet për shembull në Spanjë.

Kryeministri Rama, nuk sheh asnjë rrezik të turizmit masiv për momentin.

You Might Also Like

Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz

Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000

Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët

Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë

Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget

Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të arrestuar

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
SHBA do të ndajë 1.3 miliardë dollarë për Ukrainën për sistemet anti-drone dhe të mbrojtjes ajrore
Zyrtare: Zvicër-Kosovë luhet në Basel
Ministri Murati mburret me statistikat e trustit, por kreditë e qytetarëve e demaskojnë
Gjenerali rus që kritikoi hapur Kremlinin u kthye në front: Roli i ri përshkruhet si “dënim me vdekje”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?