By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tahiri i AAK-së: Nuk e mbështesim rritjen e pagave prej 50 eurove
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Tahiri i AAK-së: Nuk e mbështesim rritjen e pagave prej 50 eurove
Lajme

Tahiri i AAK-së: Nuk e mbështesim rritjen e pagave prej 50 eurove

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 8:16 PM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ky subjekt politik nuk e mbështet vendimin për rritjen e pagave për sektorin publik. Ai e ka vlerësuar këtë vendim të qeverisë si “skandaloz” dhe sipas tij, në përmbajtje është mashtrim.

“Të gjithë ne kemi pritur që të duartrokasim për rritjen e vlerës së koeficientit, e në esencë kjo është skandaloze, në përmbajtje është mashtrim dhe dështim”, ka theksuar Tahiri në një konferencë për media.

Tutje ai ka thënë se procesi i rritjes së pagës në sektorin publik bëhet në dy mënyra, përmes Ligjit që i rregullon pagat, derisa shumën e rregullon me Ligjin mbi Buxhetin.

“Rritja e njësive në formë hierarkike të koeficientit mund të ndodhë vetëm nëse ky ligj i shtrohet një procesi të amendamentimit në Qeveri e më pastaj në Kuvend. Është manipulim me shërbyes civil, të cilët kanë pritur që vlera e koeficientit të jetë së paku 130 euro”, u shpreh Tahiri.

Rritjen e paralajmëruar nga Qeveria e ka vlerësuar të kundërligjshme. “Ne kërkojmë që të shkohet përmes Ligjit për Buxhetin. Ne nuk e mbështesim rritjen prej 50 euro. Ky është mashtrim dhe tentim për blerje të votës”, ka shtuar Tahiri.

You Might Also Like

Policia alarmon për rritjen e fajdesë, shfaqet edhe përmes autosalloneve

Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

TAGGED: #AAK, #Besnik Tahiri, #Pagat
Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia arreston gazetarin e Wall Street Journal për spiunazh

Kosova Times Kosova Times March 30, 2023
Parashikimi i motit 1 Tetor 2024 Shqiperi
Bloomberg: Rusët më të pasur kanë humbur 93 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës
Festë tragjike e Vitit të Ri në Serbi, një çift i martuar vritet në një kafene
Spanjolli derdhi ujë në pikturat e lashta të shpellës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?