By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Kosova do të vazhdojë zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Progresit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Kosova do të vazhdojë zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Progresit
Lajme

Bislimi: Kosova do të vazhdojë zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Progresit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/30 at 10:24 PM
Kosova Times Published October 30, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas dorëzimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, ka kërkuar sërish nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndaj Kosovës.

 

Bislimi ka thënë se Kosova do të zbatojë rekomandimet e dala nga raporti pavarësisht masave të BE-së, duke shtuar se raporti për këtë vit tregon se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejt BE-së.

 

Pas takimit me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, Bislimi tha se raporti vetëm në dy kapituj evidenton mungesën e progresit. Ndërsa, ka nënvizuar se në agjendën e integrimit evropian Kosova është vlerësuar për prioritizimin politik që i është bërë këtij procesi.

Bislimi: Do të vazhdojmë zbatimin e rekomandimeve të KE-së

“Raporti e përgëzon Kosovën për politikën e saj të jashtme ndaj luftës në Ukrainë, për vendosjen e masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë në përputhje të plotë me ato të BE-së, si dhe për progresin e shënuar në përafrimin e politikes së vizave me atë të BE-së…7:16 Ne e mirëpresim vlerësimin e progresit nga Komisioni Evropian, por edhe më shumë i mirëpresim rekomandimet e këtij raporti, të cilat do të merren seriozisht për periudhën e ardhshme. Implementimi i rekomandimeve është i rëndësishëm për ne, edhe drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të vendin tonë. Do të vazhdojmë zbatimin e rekomandimeve dhe prioritizimin politik të agjendës së integrimit evropian pavarësisht masave të padrejta që janë në fuqi. Ne i karakterizojmë ato si të padrejta, sepse së pari është rekomanduar largimi i tyre dhe pavarësisht prapë qëndrojnë në fuqi, dhe së dyti i konsiderojmë si në kundërshtim edhe me vetë parimet e BE-së duke dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e BE-së ndaj qytetarëve tanë. Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe presim që Këshilli të marr vendim shpejt për heqjen e tyre. Tani është koha që edhe BE të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë të saj… Kosova nuk ka dhe nuk kërkon alternativë tjetër dhe është e vendosur në rrugëtimin drejt BE-së”, tha Bislimi.

Bislimi ka përmendur edhe progresin e renditur në raport, për çfarë ka theksuar se raporti vetëm në dy prej kapitujve evidenton për mungesë progresi, në secilën prej kapitujve tjerë thotë se ka pak progres ose ka progres të mirë

Bislimi: Te blloku i kritereve politike, raporti nxjerr në pah arritje kyçe në sistemin e drejtësisë

“Te blloku i kritereve politike, raporti nxjerr në pah arritje kyçe në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e barazisë gjinore. Për përpjekjet kundër korrupsionit është nënvizuar themelimi i njësisë speciale hetimore në PK dhe Ligji për prokurorinë speciale. Këto politika kanë forcuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes. Ndërkaq avancimet në fushën e barazisë gjinore, si buxhetimi me ndjeshmëri gjinore dhe përfaqësimi i shtuar i grave në nivelin komunal dëshmojnë angazhimin e Qeverisë për qeverisje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë…Te blloku i kritereve ekonomike, raporti vlerëson se Kosova ka shënuar rritje te fortë ekonomike, duke dëshmuar qëndrueshmëri përballë sfidave të jashtme, si inflacioni global por edhe recesioni ekonomik… 20:26 Raporti vetëm në dy prej kapitujve regjistron që s’ka progres, në secilën prej kapitujve tjerë thotë se ka pak progres ose ka progres të mirë, vetëm në dy nga gjithë kapitujt thotë se nuk ka progres, ligji për kompanitë dhe peshkatarisë”, tha Bislimi.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Aivo Orav, ka thënë se ka progres të kufizuar në fushat të cilat do t’i mundësonin Kosovës t’i bëjë ballë presionit të konkurrueshmërisë në BE, sa i përket krahut të punës, investimeve në sektorin privat dhe arsim.

You Might Also Like

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Trump thotë se është `shumë i zhgënjyer` nga Musk

Kosova Times October 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pothuajse gjysma e rusëve me kredi pushuan së paguari borxhet e tyre

Kosova Times Kosova Times November 3, 2023
Rohde: Mbështesim luftën e Ukrainës për liri dhe demokraci
Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut
Vendet italiane që nuk mund t’i anashkalojmë këtë verë
Policia e Kosovës në tri raste të ndara ka bërë arrestimin e 14 personave të dyshuar për përfshirje në tri vepra të ndryshme penale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?