By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FFK-ja nuk pajtohet me vendimin e KAS-it mbi padinë e Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > FFK-ja nuk pajtohet me vendimin e KAS-it mbi padinë e Prishtinës
Sport

FFK-ja nuk pajtohet me vendimin e KAS-it mbi padinë e Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/30 at 6:05 PM
Kosova Times Published October 30, 2024
Share
SHARE

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka pranuar me shqetësim vendimin e fundit të marrë nga Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) në kuadër të KOK-ut, i cili përmban parregullsi të shumta ligjore dhe procedurale.

FFK e sheh të nevojshme të njoftojë publikun dhe komunitetin sportiv mbi disa aspekte të vendimit dhe të vë në dukje se ky vendim cenon parimet e drejtësisë sportive dhe dëmton zhvillimin e sportit në përgjithësi, dhe futbollit në veçanti.

“Fillimisht, vendimi i KAS-it nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e tij. Këtë vendim nuk e ka nënshkruar Fisnik Salihu, i cili është anëtari më i kualifikuar për interpretime ligjore në arbitrazh sportiv në kuadër të këtij paneli. Kjo e bën të qartë se vendimi nuk përfaqëson qëndrimin e të gjithë anëtarëve të panelit dhe reflekton mosmarrëveshje të brendshme. Vendimi është nënshkruar vetëm nga Jehona Shyti, sekretare e Eroll Salihu dhe nga anëtari i KAS-it, i emëruar nga FC Prishtina. Kjo përbën konflikt interesi, pasi z. Salihu, i cili është shpesh i përfshirë në akuza ndaj FFK-së dhe aktualisht është në procedura gjyqësore kundër saj, ka caktuar si kryesuese të panelit sekretaren e tij, Shyti. Më tej, vendimi ka injoruar pothuajse në tërësi pretendimet e paraqitura nga FFK-ja, ka përjashtuar edhe seancën kryesore dhe çështjen kontestuese kryesore sikur mos të kishin ndodhur duke u përqendruar kinse në çështje procedurale të mbështetura në të dhëna të pasakta dhe duke lënë anash përmbajtjen e pretendimeve thelbësore. Kjo qasje jo vetëm që bie ndesh me parimet e drejtësisë sportive, por tregon një përpjekje të dukshme për të penguar përfaqësimin e drejtë të çështjeve të FFK-së në KAS-it  të Komitetin Olimpik të Kosovës. Në vend që të analizonte fakte dhe argumente të bazuara, KAS ka anashkaluar përmbajtjen për çështje procedurale, gjë që tregon për qëllime dashakeqe dhe të njëanshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, është krejtësisht e papranueshme për FFK-në që vendimi citon Menaxherin e Departamentit për Licencim për deklarata që nuk i ka bërë, duke e vendosur në dyshim integritetin e procesit dhe të institucionit që e ka marrë këtë vendim. Më tej, kemi vërejtur një ndikim të panevojshëm të individëve të përfshirë në KAS, në veçanti të z. Eroll Salihu, ish-sekretar i FFK-së, i cili vazhdimisht ka ndërhyrë dhe ka shfrytëzuar pozicionin e tij për të marrë vendime që e dëmtojnë FFK-në. KOK-u ka qenë i njoftuar për ndikimet e mundshme për shkak të z. Salihu, motivet e tij personale dhe mundësinë që ky proces të cenohet, por përkundër kësaj ka lejuar që KAS të marrë një vendim të kundërligjshëm.

“FFK, si një anëtare e përkushtuar e KOK-ut, ka ndihmuar në përparimin e sportit në Kosovë, zhvillimin e KOK-ut dhe anëtarëve të tjerë, dhe duke kontribuar vazhdimisht për zhvillimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Megjithatë, me keqardhje e shohim se KOK-u, duke lejuar një vendim të njëanshme si ky dhe të ndikuara nga interesa të caktuara, rrezikon besueshmërinë e tij si institucion i pavarur sportiv. Nëse njëanshmëria dhe mungesa e objektivitetit do të vazhdojnë, FFK do të shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit nga KOK-u, me qëllim që të mbrojë parimet e drejtësisë dhe zhvillimit të drejtë të futbollit. FFK i bën thirrje KOK-ut dhe KAS-it që të rishikojnë me kujdes këtë vendim dhe të shfaqin qartazi përkushtimin e tyre ndaj parimeve të drejtësisë sportive. Kjo qasje nuk i bën nderë KOK-ut pasi që qysh në fillimet e tij, KAS bën veprime të kundërligjshme dhe humb besimin organizatave sportive si organ i KOK-ut. Çdo vendim që ndikohet nga interesa individuale, dhe që dëmton sportin dhe integritetin e tij, është i dëmshëm jo vetëm për FFK-në por për të gjithë sportin kosovar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.

FFK-ja, në ditët në vijim, do të adresojë këtë vendim pranë institucioneve të drejtësisë në Kosovë përmes një Padie dhe Kallëzimi Penal, si dhe do të njoftojë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Sipas njoftimit të FFK-së, ky veprim synon të parandalojë që individë brenda KAS-it të Komitetit Olimpik të Kosovës të abuzojnë me autorizimet ligjore për qëllime të hakmarrjes ndaj ish-punëdhënësve të tyre dhe për të mbrojtur integritetin e drejtësisë sportive në vend.

Në këtë frymë, FFK kërkon që këto çështje të trajtohen me objektivitet të plotë dhe profesionalizëm, për të siguruar një sistem të drejtë dhe të barabartë për të gjitha palët e përfshira.

You Might Also Like

Kosova fiton me rikthim ndaj Danimarkës, kualifikohet në Play-off

Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg në Spanjë

SHGSK dhe FFK urojnë Ditën Botërore të Gazetarisë Sportive

Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë

Mesazhi i Ronaldos nga Arabia Saudite: Jam portugez, por i përkas këtij vendi

TAGGED: #FFK, #KAS, #Prishtina
Kosova Times October 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dalin pagat për shërbyesit publikë dhe shtesat për fëmijë dhe pensionistë

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Kungulleshka nga furra me djathë dhe salcë majonezë
Një pyetje zemëron Vuçiqin: “Është iracionale, pse serbët kudo në rajon duhet të jenë fajtorë si në BiH…”
Nagavci nuk tregon kur shpërndahen librat shkollorë: Ka anomali çmimesh
Problemet me sondën “Starliner”, kthimi i dy astronautëve në tokë mund të shtyhet deri në 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?