By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore
Rajon / Botë

Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2024/10/30 at 9:59 AM
Kosova Times Published October 30, 2024
Share
SHARE

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrueshëm dhe të fiksuar pas hakmarrjes, gjatë një tubimi zgjedhor në vendin afër Shtëpisë së Bardhë ku, më 6 janar 2021, Trump iu drejtua mbështetësve të vet para se ata ta sulmonin Kapitolin amerikan.

Duke folur në Uashington më 29 tetor, një javë para ditës së zgjedhjeve presidenciale, Harris, kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit, e dha atë që fushata e saj e quajti “mesazh përmbyllës” në një skenë të mbushur me shenja të mëdha ngjyrë qielli, me mbishkrimin “Liri”.

Harrisi u zotua se do të jetë “presidente për krejt amerikanët”, ndërsa e quajti kundërshtarin e vet republikan “të paqëndrueshëm, të fiksuar pas hakmarrjes dhe të pakontrollueshëm”.

Organizatorët thanë se rreth 75.000 njerëz morën pjesë në tubim, edhe pse ky numër nuk u verifikua nga policia apo vëzhguesit e pavarur.

Disa mbështetës të Harrisit kishin pritur në radhë për më shumë se shtatë orë për ta dëgjuar fjalimin e saj në parkun ku Trumpi kishte folur para se një grup nga turma ta sulmonte Kapitolin amerikan në përpjekje për ta penguar certifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ish-presidenti dhe aleatët e tij janë përpjekur ta mohojnë dhunën e 6 janarit.

Para fjalimit të Harrisit, Trumpi dhe fushata e tij u përpoqën t’i kufizojnë dëmet, duke e mohuar një shaka denigruese për Porto Rikon që e kishte bërë një komedian në skenë para se Trumpi të paraqitej në një tubim në Nju Jork gjatë fundjavës. Disa prej aleatëve të Trumpit e dënuan atë shaka, e cila iu referua territorit amerikan si “një ishull plehrash”.

Derisa fushata e tij tha se ajo shaka nuk pasqyron pikëpamjet e ish-presidentit, Trumpi e mbrojti atë gjatë tubimit, ku kishte edhe deklarata të tjera raciste dhe vulgare.

Duke folur në resortin e tij Mar-a-Lago në Floridë, Trump tha se “kurrë nuk ka pasur ngjarje kaq të bukur” si tubimi në Madison Square Garden në Manhatan.

“Dashuria në atë dhomë të lë pa frymë. Ishte sikur një festival dashurie. Kisha nderin që u ftova”, tha ai.

Trump nguli këmbë se Harrisi është ajo që ka përhapur urrejtje dhe përçarje, duke thënë se ajo ka kryer “një fushatë urrejtjeje”.

Mbrëmjen e 29 tetorit, Trumpi e mbajti një ngjarje në Allentovn, Pensilvani, një qytet i cili ka një komunitet të madh portorikan. Pensilvania është ndër shtatë shtetet e luhatshme që pritet të jenë vendimtare në këto zgjedhje.

Banorët e Porto Rikos nuk votojnë për president, por gati 6 milionë njerëz nga ishulli i Karaibeve, të cilët kanë emigruar dhe tani jetojnë në SHBA, votojnë.

Më shumë se 50 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votat e tyre para kohe, ose me postë, vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve dhe sondazhet tregojnë se gara do të jetë jashtëzakonisht e ngushtë.

Harris, 60-vjeçare, do të bëhej presidentja e parë grua, ndërsa Trump, 78 vjeç, do të bëhej kandidati më i moshuar që zgjidhet president. Të dy dallojnë në një sërë çështjesh, nga mbështetja për Ukrainën dhe aleancën ushtarake të NATO-s, deri te emigracioni, të drejtat e abortit dhe taksat mbi të pasurit.

Një sondazh nga Reuters/Ipsos më 29 tetor tregoi se epërsia e Harris kishte rënë në vetëm 44 për qind, krahasuar me 43 për qind për Trump ndër votuesit e regjistruar.

Trump ka lënë të kuptohet vazhdimisht se mund përsëri të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve, nëse humb.

Këto komente, të kombinuara me dy përpjekje për atentat ndaj ish-presidentit, kanë ngritur shqetësime për dhunë të mundshme dhe kaos pas zgjedhjeve.

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

TAGGED: #Donald Trump, #Kamala Harris
Kosova Times October 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Këto kube Krishtlindjesh janë bërë për milionerë, janë vërtet të bukura dhe nuk janë të vështira për t’u bërë

Kosova Times Kosova Times December 4, 2025
Zhegrova ndihmon Lille për të fituar ndaj Sturm Graz
Kurti uron komunitetin turk: Pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik
Abdixhiku: Unë dhe LDK e kemi të qartë rrugën përpara, reforma e Jehonës në arsim Prishtinë synon të zhvendoset në çdo qytet
Kremlini thotë se dëshira e NATO-s për “Shengen ushtarak” në Evropë rrit tensionet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?