By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes
Lajme

KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes

Kosova Times
Last updated: 2024/10/30 at 1:51 PM
Kosova Times Published October 30, 2024
Share
SHARE

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

Në raportin vjetor rikujtohen palët se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obliguese dhe se formalitetet rreth miratimit të saj nuk duhet të pengojnë zbatimin.

Komisioni Evropian këtë pasdite do të publikoj raportet vjetore të secilit shtet që bën pjesë në procesin e zgjerimit. Bëhet fjalë për dokumentin më të rëndësishëm  për vendet që mëtojnë anëtarësimin në BE, ku pasqyrohen të arriturat, por edhe mungesa e tyre, në reformat kyçe në procesin e integrimeve evropiane.

Normalizimi i marrëdhënieve, konsiderohet kusht thelbësor në rrugën evropiane si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Të dyja palët rikujtohen se në mungesë të progresit, të dyja palët rrezikojnë të humbin raste të rëndësishme.

Kapitull i veçantë i kushtohet situatës në veri, ku do cilësohet se tensionet gjatë këtij viti mbetën të larta.

Kosova kritikohet se ka kryer aktivitete në veri të cilat, cilësohen se janë në kundërshtim me detyrimet e saj në kuadër të dialogut.

Serbia nga ana tjetër kritikohet për hapat të pamjaftueshëm të Serbisë për të siguruar përgjegjësi për sulmet në Banjskë. Kjo ngjarje sipas cilësimeve në raport, “përbën përshkallëzimin më të rëndë të viteve të fundit”.

Kosovës gjithashtu i kërkohen hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, konform propozimit evropian të vitit të kaluar.

Sa i përket aplikimit për marrjen e statusit të kandidatit, të cilin Kosova e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, KE shprehë gatishmërinë që të përgatitë opinion për këtë aplikimin, sapo këtë ta kërkojë Këshilli i BE-së.

KE në dokument konfirmon se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë mbetur në fuqi, ndonëse pranohet se shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel ka rekomanduar heqjen e këtyre masave.

Kosova u zotua të zbatojë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj të arritur në vitin 2023 dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara.

Në raportin e sivjetmë, vendi është vlerësuar pozitivisht për luftën kundër krimit të organizuar  dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

Kërkohet nga Prishtina zyrtare që të intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Raporti i progresit nënvizon se ekzistojnë përpjekjet për të ushtruar kontroll mbi mediat.

Përmendet edhe transmetuesit publik i cili, sipas raportit po përballet me jo stabilitet për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve të menaxhmentit dhe bordit.

Rekomandohet shqyrtimi i Ligjit për RTK-në në mënyrë që të sigurohet financimi i qëndrueshëm ruajtja e pavarësisë së mediumit.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times October 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

67.1 milionë shikues ndoqën debatin Harris-Trump

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Pastrimi i lumenjve zvogëloi rrezikun nga vërshimet në Gjilan
Ngjarja kulturore “Fotoist” prezanton Fondacionin VII në Prishtinë
AAK-ja premton 50% rritje të pagës për të gjithë mësimdhënësit
Balla: Pas avionëve nga Italia, kërkuam edhe ndihmën e KFOR-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?