Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” nga Prizreni shënon përvjetorin e 80 të themelimit me manifestime të ndryshme .
Për këtë ngjarje kulturore në lidhje direkte në programin e mëngjesit në RTK, ishte Festim Bytyqi, drejtor i SHKA “Agimi”, ku dha detaje rreth aktiviteteve që do të mbahen sot për nder të këtij përvjetori jubilarë.
“Përvjetori i 80-të i shoqërisë ‘Agimi’ ka filluar qysh nga fillimi i vitit 2024, ku kemi pasur shumë aktivitete. Më 16 shkurt për SHKA ‘Agimi’ kemi pasur premierën e dokumentarit, më 17 shkurt koncertin për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dhe aktivitete tjera që janë mbajtur në qytetin e bukur të Prizrenit. Kemi vazhduar më pas edhe me paraqitje në Francë, ku edhe jemi vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Ndërsa koncerti i sotëm do ta shënojë pak më shumë si datë afër asaj kur edhe është themeluar SHKA ‘Agimi’”, tha Bytyqi.
SHKA “Agimi” është themeluar në Prizren në nëntor të vitit 1944 dhe që nga atëherë nuk i ka ndalur aktivitetet kulturore e muzikore.