By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Trepça, hap të madh drejt titullit, fiton ndeshjen e tretë ndaj Bashkimit
May 11, 2025
Osmani në kampin Mauthausen: T’i mbrojmë vlerat për të cilat ata u flijuan
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aliu: Projektet po shkojnë në trendet e normale e të rregullta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aliu: Projektet po shkojnë në trendet e normale e të rregullta
Lajme

Aliu: Projektet po shkojnë në trendet e normale e të rregullta

Kosova Times
Last updated: 2024/10/31 at 1:36 PM
Kosova Times Published October 31, 2024
Share
SHARE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu derisa foli për gjendjen e rrugëve i nxitur nga diskutimet e deputetëve të Kuvendit.

 

Ai tha se në masën dërrmuese projektet po shkojnë në trendet e veta normale e të rregullta.

“Ka pasur problem natyrisht nga e kaluara te të gjitha ato. Cilat janë projektet që kanë më së shumti vështirësi janë rruga e Gjilanit dhe rruga Dollc-Gjakovë. Kur flasim për rrugën e Pejës, 240 milionë ka qenë i paraparë ndërtimi fillimisht, po realizohet tani me ritme normale të veta dhe do të kushtojë diku rreth 90 milion. Kemi hapur tenderin për pjesën nga Dollci deri në Ramun, presim procedurën e tenderit nga kur ajo të fillojë. Nga pjesa deri në Dollc njëri nga lotet është ende në OSHP, tri lotet tjera ecin me trendin e vetë normal. Sa i përket rrugës së Podujevës ka qenë rrugë me probleme të shumta nga e kaluara. Kemi arritur të përmbyllim një pjesë të madhe të tyre. Kemi arritur të hapim tenderin prej Bardhoshit deri në Lluzhan e deri në Podujevë”, tha ai.

Aliu tha se katër shiritat së shpejti do të asfaltohen te rruga e Podujevës. “Me ndërmarrje të tjera siç është rasti me KEDS që i kanë të vendosura shtyllat, problem brenda suazave normale. Kur flasim te rruga Mitrovicës ua rikujtoj që është një nga rrugët më problematike që i kemi pasur. Nga 2018 është zvarritur vazhdimisht. Çka po ndodhë tash, pjesa e rrugës deri në Vushtrri është para përfundimit” tha ai.

Sipas tij, edhe te ura e Badovcit ka qenë urë me projekte në projektim. “Mos të harrojmë që rruga e Badovcit ka qenë rrugë që ka ndodhur befas dëmtimi, është bërë projekti, është bërë me gabime është rishikuar e tash po ecë me trend të shpejt e po kryhet Brenda afateve. A ka problem? , gjithkund ka në cilat faza edh enë projektim, mbikëqyrje e krejt. E kemi shtuar niveli e mbikëqyrjes po ka cilësi më shumë e shpejtësi më të madhe. Kur flasim për Dollc- Gjakovë e autostradën e Gjilanit janë dy rrugët që jemi marr më shumë se të gjitha të tjerat, por ka problem të përsëritshme sepse mënyra e kontraktimit të tyre ka ndodhur në kohë fushatash e me probleme qoftë në projektim e pa zgjidhje të problem të shpronësimit që sot i kemi si telashe. Më e dhimbshmja është pjesa e Dollc Gjakovë pjesa e shpronësimeve vazhdon të jetë problem i pazgjidhshëm. Për pjesët tjera mbase do të jetë zgjidhje shkëputja a e kontratave të cilat kemi hezituar, nuk kemi dashur  t’i shkëputim kontratat kemi dashur t’u japin shanse operatorëve e vjen një moment që mbase edhe duhet të shkëputen”, tha ai.

Seanca e Kuvendit| Live

Me më shumë se një orë vonesë ka nisur punimet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e planifikuar me vendim në Kryesisë të hënën. Shkak ishte mungesa e kuorumit të nevojshëm për të nisur punimet. Dy tentime ishin fillimisht që përmes votimit të pranisë fizike të vërtetohej numri i nevojshëm për të nisur seanca. Megjithatë në dy tentimet nga kryesuesja Saranda Bogujevci nuk pati vota të mjaftueshme, ndonëse kishte prani fizike në sallë.

Kur në sallë erdhi kryeparlamentari, ishte edhe tentimi i tretë, por ndonëse me 58 vota seanca nisi meqë kryeparlamentari tha se rregullorja e përcakton se numërohet edhe prania fizike.

“A po doni të flisni Grupet Parlamentare apo jo”, u tha konjufca deputetëve opozitar duke i thënë se ishin vetë ata që i kërkuan deklarimet jashtë rendit të ditës në Kryesi.

Ablerad Tahiri i PDK-së në fjalën e tij tha se kjo është praktikë e filluar me instalimin e teknikës së votimit.

“Fillimin e seancës, kuorumin e keni përcaktuar me votim. Sot mund të fillosh edhe në një formë tjetër, por deri sot formën e votimite kemi bërë me 61 deputet që nuk jeni 61 prezent” tha Tahiri.

Konjufca lexoi nenin 54 të Rregullores së Kuvendit që thotë se “Kryesuesi i seancës e hapë seancën kur janë të pranishëm shumica e deputetëve, fizikisht e ka fjalën”, sqaroi Konjufca nenin 54.

“A po doni të flisni, çka është ky interpretim i rregullores kështu. Kjo është hajgare”, u tha Konjufca deputetëve opozitar.

Megjithatë seanca nisi me deklarimet jashtë rendit të ditës.

Fjolla Ujkani në emër të mazhorancës foli për Raportin e Progresit për Kosovën.

“Një nga përfitimet direkte të qenit në proces të integrimit në BE është edhe pasqyrimi i punës që na bëhet nga ata në secilën  fushë e për çdo vit. Kjo e lehtëson shumë punën tonë sepse shohim progresin, mirëpo edhe vonesat e edhe ngecjet. Gjatë tri viteve  fundit raportet e Komisionit Evropian kanë theksuar arritje të rëndësishme legjislative të Kosovës në kritere politike dhe progresin e saj në përmbushjen e standardeve”, tha ajo.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe theksohet ulja e rasteve në gjykata e kemi rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit të nivelit të lartë.

“Ne i bëjmë thirrje Këshillit të BE që të udhëzojë Komisionin Evropian dhe të vlerësojë gatishmërinë e Kosovës për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, vazhdoi tutje Ujkani.

Ndërkohë, Floretë Zejnullahu nga PDK-ja foli për përballjen e qytetarëve të kryeqytetit me mungesë të ujit si shkak i Manganit në ujin e Liqenit të Badovcit.

“Qytetarët janë detyruar të blejnë ujë për pije e ushqim. Kjo situatë alarmante, është pasojë e  një neglizhence të qëllimshme, një paaftësie që është bërë normë  kësaj qeverie që po luan me shëndetin dhe jetën e qytetarëve të saj”, tha ajo.

Ndërkohë, Driton Selmanaj nga LDK-ja tha se të dhënat në Raportin e Progresit janë më shumë se shqetësuese.

” Njëra nga to që përmendet më së shumti që kam përshtypjet se në raportet e kaluara nuk ka qenë është centralizimi tek pushteti ekzekutiv pothuajse e të gjitha temave dhe çështjeve. Po ashtu ,te reformat në gjyqësor dhe çka është më e dëmshme tek cenimi i lirisë së shprehjes. Tek liria e shprehjes Kosova ka marr goditjen më të madhe që ndonjëherë e ka pasur”, tha ai.

Pal Lekaj i AAK-së tha se mund të numërohen dështimet e qeverisë për këto katër vite.

Ai si shqetësim ka ngritur gjendjen e rrugëve duke thënë se janë shndërruar në “rrugë të vdekjes”.

Kur foli për gjendjen e rrugëve shembull mori atë për Gjakovë.

“Është turp se si kanë mundur t’i lënë qytetarët e Gjakovës në atë gjendje. “Pas një muaji që e kanë bërë shtresën e parë mund ta shihni se në çfarë gjendje të mjerueshme e kanë lënë”.

Lekaj, gjithashtu ai si shqetësim ngriti edhe mungesën e barnave e mungesën e sigurimit shëndetësor.

“Pas katër vitesh kjo qeveri do të kujtohet për mos punë e mashtrim”, th ai ne deklarimin jashtë rendit të ditës.

You Might Also Like

Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë

Trepça, hap të madh drejt titullit, fiton ndeshjen e tretë ndaj Bashkimit

Celibashi: Procesi zgjedhor shkoi mirë, dalja në votime rreth 42%

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Kosova Times October 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Maresca: Chelsea nuk është pjesë e garës për titull

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Greqia pret të digjen mbi 150 mijë hektarë tokë deri në fund të verës
Arrestohet avokati në Kiev për rekrutim të spiunëve në Moskë
SHPËRTHIM NË KRIME: Rusët njoftuan se…
Kurti priti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare, Andrija Mutnjakoviq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?