By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania do të mbyllë konsullatat iraniane pas ekzekutimit nga Teherani të shtetasit gjermano-iranian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermania do të mbyllë konsullatat iraniane pas ekzekutimit nga Teherani të shtetasit gjermano-iranian
Rajon / Botë

Gjermania do të mbyllë konsullatat iraniane pas ekzekutimit nga Teherani të shtetasit gjermano-iranian

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 12:23 AM
Kosova Times Published October 31, 2024
Share
SHARE

Gjermania do të mbyllë të tre konsullatat iraniane në territorin e saj si reagim ndaj ekzekutimit të një shtetasi gjermano-iranian, por do të lejojë mbajtjen hapur të ambasadës së Iranit, njoftoi të enjten Ministria e Jashtme gjermane.

“Marrëdhëniet tona diplomatike tashmë janë në një pikë shumë të ulët”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila ndodhet në Nju Jork.

Irani thirri të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Teheran për të protestuar kundër vendimit, siç tha Teherani, “të padrejtë” të Gjermanisë për të mbyllur të gjitha konsullatat iraniane, njoftoi media shtetërore të enjten.

Media shtetërore iraniane njoftoi të hënën ekzekutimin e Jamshid Sharmahd-it pas gjetjes fajtor për sulme terroriste. Kjo bëri që Gjermania të tërhiqte ambasadorin e saj në Teheran ndërsa thirri të ngarkuarin me punë të Iranit për të shprehur protestën e Berlinit.

Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, e dënoi Iranin për lojërat e rrezikshme politike me pengjet, ndërsa e akuzoi Teheranin se po përpiqej të përdorte mbështetjen e Gjermanisë pë Izraelin, në konfliktin e zgjeruar në Lindjen e Mesme, për të justifikuar ekzekutimin e zotit Sharmahd.

“Shumë shtetas gjerman po mbahen gjithashtu padrejtësisht. Jemi thellësisht të përkushtuar për lirimin e tyre”, tha shefja e diplomacisë gjermane.

Organizata për të drejtat e njeriut, HAWAR, e mirëpriti vendimin për mbylljen e konsullatave, por tha se qeveria gjermane duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për të siguruar lirimin e një shtetasi tjetër gjerman, Nahid Taghavi, 70 vjeç, i cili mbahet në Iran që nga tetori i viti 2020.

“Mungesa e planeve të qeverisë federale në trajtimin e diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit për pengjet duhet të marrë fund”, u shpreh organizata përmes një deklarate.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje gjithashtu Bashkimit Evropian që të shtojë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e grupeve terroriste.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

TAGGED: #Gjermani, #Jamshid Sharmahd, #Konsullatat iraniane
Kosova Times October 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Besimtarët ortodoksë kremtojnë pashkët

Kosova Times Kosova Times May 5, 2024
Në një vit, 2.2 milionë nigerianë u rrëmbyen
Zona ekonomike në Prizren ende jashtë funksionit, bizneset në pritje
UGSh: Astrit Lulushi një gazetar me personalitet dhe peshë, në kulturën e diasporës shqiptare
“Dossier”: Putin mund të jetë pronar i një offshori ku janë tërhequr më shumë se 1 miliard dollarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?