Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve N.S; A.S; B.S; SH.S. dhe J.F.
Sipas njoftimit të PSRK-së, aktakuza është ngritur kundër pesë të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Shpëlarja e parave”, “Kanosja”, si dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
Tutje theksohet se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të fajdesë.