By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rahoveci fiton superderbin ndaj Besa Famgas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Rahoveci fiton superderbin ndaj Besa Famgas
Sport

Rahoveci fiton superderbin ndaj Besa Famgas

Kosova Times
Last updated: 2024/10/31 at 11:23 PM
Kosova Times Published October 31, 2024
Share
SHARE

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Besa Famgasit me rezultat 35:30.

“Vreshtarët” ishin në epërsi që nga fillimi. Në pjesën e parë epërsia e vendasve shkoi deri në katër gola, por pejanët u afruan në një gol në fund të pjesës së parë, 16:15.

Në fillim të pjesës së dytë Besa Famgas barazoi 17:17. Më pas humbi disa mundësi për barazim tjetër. Dhe gabimet e Besës i shfrytëzuan vendasit që nisën shkëputjen në më shumë gola. Në 15 minutat e fundit epërsia e Rahovecit ishte më e lartë.

Arbër Curri u shqua me pritje të shumta te Rahoveci në pjesën e dytë. Në pjesën e parë formë të mirë tregoi Arti Luzha. Më efikasi te vendasit ishte Victor Alonso me 13 gola, shtatë prej tyre nga penalltia. Alban Haziri i shënoi gjashtë gola e pesë i kishte Arbios Mushkolaj.

Besës nuk i kryen punë pritjet e shumta të Mursel Memetit. Më efikasi ishte Olsi Mulaj me gjashtë gola. Nga pesë i kishin Jon Vokshi e Ardit Tafilaj.

Rahoveci ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje. Besën e mposhti për herë të dytë. Besa Famgas ka bilanc prej katër fitore e dy humbje. Të dy skuadrat i kanë nga dy ndeshje më pak të luajtura.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të enjten, Prishtina fitoi 39:36 ndaj Llapit.

Oltion Beshiri i kishte 11 gola për Prishtinën, katër prej tyre nga penalltia. Enis Kuleta kontribuoi me nëntë gola, derisa tetë i kishte Albi Gjuka.

Ardi Halili realizoi tetë gola për llapjanët, derisa nga shtatë i kishin Luigj Kolaj e Arbër Neziri.

Prishtina ka pesë fitore e tri humbje. Llapi pësoi humbjen e katërt, ndërsa i ka edhe dy fitore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

TAGGED: #Besa Famgas, #Hendboll, #Rahoveci
Kosova Times October 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në vitin 2023, shtatë aksidente avionësh ndodhën në Rusi

Kosova Times Kosova Times January 10, 2023
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton me vështirësi
Izraeli dhe Libani përgatiten për një luftë që duket e pashmangshme
Hapet edicioni i pestë i Panairit të Librit të Vjetër e të përdorur 
Fjalimi i Ramës për Thaçin në OKB, Krasniqi: Sikur çdoherë qëndroi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?