By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive
February 2, 2026
Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill
February 2, 2026
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 2, 2026
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izraelit
Rajon / Botë

Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/31 at 4:04 PM
Kosova Times Published October 31, 2024
Share
SHARE

Pesë njerëz janë vrarë në jug të Izraelit të enjten si pasojë e raketave të hedhura nga territori i Libanit. Katër prej të vrarëve janë punëtorë të huaj, njoftuan autoritetet izraelite.

Grupi militant Hezbollah ka kryer sulme me dronë dhe raketa nga Libani në Izrael prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – e kreu një sulm në Izrael më 7 tetor 2023. Sulmi i Hamasit e nxiti luftën në Gazë.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollahu dhe Hamasi janë aleatë të mbështetur nga Irani.

Konflikti përgjatë kufirit mes Hezbollahut dhe Izraeli u përshkallëzua në luftë të përgjithshme muajin e kaluar, kur Izraeli nisi një valë bombardimesh në të gjithë Libanin dhe vrau udhëheqësin kryesor të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe shumicën e zëvendësve të tij. Forcat tokësore izraelite depërtuan në Liban në fillim të tetorit.

Këshilli rajonal i Metulës njoftoi për sulmin e së enjtes, pa dhënë hollësi mbi numrin ose llojin e raketave të përdorura. Po ashtu, ende nuk dihet se nga cilat shtete vijnë punëtorët e vrarë.

Metula, qyteti verior i Izraelit, i rrethuar nga Libani në tri anë, ka pësuar dëme të mëdha nga raketat. Banorët e qytetit u evakuuan në tetor 2023, dhe vetëm zyrtarë të sigurisë dhe bujq kanë mbetur atje.

Udhëheqësi i sapoemëruar i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se grupi militant do ta vazhdojë luftën me Izraelin derisa t’i plotësohen kushtet për një armëpushim që ai i vlerëson të pranueshëm.

Rreth 1.2 milion njerëz janë zhvendosur si pasojë e konfliktit në Liban, sipas vlerësimeve të qeverisë. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 2.800 njerëz janë vrarë dhe 12.900 janë të plagosur që nga 8 tetori 2023, kur Hezbollahu filloi të hidhte raketa në Izrael, duke nxitur hakmarrje.

Forcat tokësore izraelite pushtuan Libanin jugor në fillim të tetorit.

Numri i të vdekurve si pasojë e luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë e ka kaluar shifrën prej 43.000, raportuan zyrtarët palestinezë të hënën. Lufta filloi, pasi militantë të udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz — kryesisht civilë — dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Izrael, #Liban
Kosova Times October 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Buja: Lirimi nga akuza vërteton pafajësinë time dhe të akuzuarve të tjerë

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Një serb shkaktoi një tragjedi në Kretë: I dehur kapi timonin dhe vrau një burrë, më pas bëri të njëjtën gjë dhe plagosi dy gra
Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll
Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për përdhunim
Trump shkarkon një gjeneral të lartë dhe ndryshon udhëheqjen e Pentagonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?