By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hetime në BE: Po i vjen fundi “TEMU” në Europë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Hetime në BE: Po i vjen fundi “TEMU” në Europë?
Teknologji

Hetime në BE: Po i vjen fundi “TEMU” në Europë?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 9:13 AM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Platforma kineze TEMU është zgjeruar me shpejtësi në Evropë duke përdorur një marketing agresiv. Bashkimi Evropian synon që TEMU të përmbushë standardet e BE-së dhe të mos dëmtojë konsumatorët.

Komisioni Evropian ka hapur një hetim ndaj platformës kineze të blerjeve online TEMU, për të cilin dyshon, se bën shumë pak për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme.

“Ne duam të sigurojmë që TEMU vepron në përputhje me Ligjin e Shërbimeve Digjitale, sidomos lidhur me garancinë që produktet e shitura në këtë platformë përmbushin standardet e BE-së dhe nuk dëmtojnë konsumatorët,” tha në një deklaratë Komisionerja Evropiane për Konkurrencën Margrethe Vestager. TEMU tha se do të bashkëpunojë me BE-në.

TEMU dhe prodhimet e falsifikuara

Bazuar në Ligjin e Shërbimeve Digjitale Komisioni Evropian e klasifikoi në muajin maj TEMU-n si një “platformë shumë të madhe online”. Për TEMU-u ky klasifikim sjell me vete edhe detyrimin që si një nga firmat më të mëdha të teknologjisë në botë të bëjë më shumë për të mbrojtur konsumatorët evropianë që blejnë përmes internetit.

Margrethe Vestager është e shqetësuar për artikujt e falsifikuar që shiten përmes TEMU dhe prandaj dëshiron të dijë se çfarë sistemesh ka TEMU për të goditur “tregtarët mashtrues” që shesin “mallra që nuk përputhen me standardet” dhe për të kufizuar “rishfaqjen” e tyre në këtë platformë.

Komisioni është gjithashtu i shqetësuar për taktikat agresive të shitjesh dhe “dizajnin potencialisht problematik” të platformës TEMU, përfshirë edhe programet e shpërblimit “të ngjashme me lojëra”.

Nëse konstatohet se kompania shkel të Ligjin e Shërbimeve Digjitale ajo mund të përballet me gjoba të mëdha, deri në gjashtë për qind të xhiros së saj globale,

Marketing agresiv

TEMU është zgjeruar me shpejtësi në Evropë duke përdorur një marketing agresiv dhe ka tërhequr miliona përdorues përmes sloganit “Bli si miliarder”  si dhe duke ofruar çmime të ulëta për një gamë të gjerë produktesh.

Komisioni tha se në shtator TEMU kishte në vendet e BE-së 92 milionë përdorues aktivë mujorë.

“Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me rregullatorët për të mbështetur qëllimin tonë të përbashkët për një treg të sigurt dhe të besueshëm për konsumatorët,” tha një zëdhënës i kompanisë TEMU në një deklaratë.

TEMU po mendon gjithashtu t’i bashkohet një grupi platformash tregtare online që bashkëpunojnë për të parandaluar shitjen përmes internetit të prodhimeve të falsifikuara në Evropë. Në këtë grup bëjnë pjesë ndër të tjerë edhe Amazon, Alibaba dhe eBay. /dw/

You Might Also Like

Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur

Google Maps ka një opsion që shoferët e kanë pritur prej vitesh

Profesionet që do të “zhduken” në pesë vitet e ardhshme

Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale

Drejtori i Xiaomi pretendon: Robotët humanoide do të marrin përsipër vendet e punës në fabrika brenda pesë viteve

TAGGED: #BE, #TEMU
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Objekti i ri i fakultetit të bujqësisë dhe veterinarisë për një dekadë mbetet mbyllur, reagon LSB: S’do kursejmë askënd para përgjegjësisë

Kosova Times Kosova Times December 12, 2022
Ish-ambasadori holandez në Serbi dhe Rusi dha dorëheqjen për shkak të deklaratës së tij për ukrainasit
Begaj uron 113-vjetorin e FA: Mirënjohje atyre që i shërbejnë atdheut
Parashikimi i motit, e martë, 8 prill 2025
Islamistët sulmojnë një bazë ushtarake në Nigeri, 20 të vrarë. “Ne u përpoqëm të mbroheshim”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?