By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut: Raketa e re që e testuam ishte Hwasong-19
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut: Raketa e re që e testuam ishte Hwasong-19
Rajon / Botë

Koreja e Veriut: Raketa e re që e testuam ishte Hwasong-19

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 9:47 AM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut u përpoq t’i shfaqë muskujt duke e testuar një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM) një ditë më parë. Mediat shtetërore të Veriut raportuan të premten se raketa e testuar ishte me lëndë djegëse të ngurtë, Hwasong-19.

Raketa e lëshuar të enjten fluturoi më lartë se çdo raketë e koreanoveriore deri më sot, sipas Koresë së Veriut, por edhe ushtrive të Koresë së Jugut dhe Japonisë, të cilat e gjurmuan fluturimin e saj drejt hapësirës, para se ajo të binte në oqean mes Japonisë dhe Rusisë.

Agjencia shtetërore të lajmeve e Veriut, KCNA e lartësoi atë si “raketa më e madhe strategjike në botë”.

Derisa vazhdon të ketë dyshime për aftësitë e Koresë së Veriut për ta drejtuar një raketë të tillë dhe për ta mbrojtur kokën e saj bërthamore, teksa ajo futet në atmosferë, Hwasong-19, sikurse raketat më të fundit ICBM të Koresë së Veriut, dëshmoi se mund ta arrijë cakun pothuajse kudo në Shtetet e Bashkuara.

“Lloji i ri i ICBM-së dëshmoi para botës se pozita mbizotëruese, që e kemi siguruar në zhvillimin dhe prodhimin e mjeteve bërthamore të llojit të njëjtë, është plotësisht e papërmbysshme”, tha lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili e mbikëqyri testimin, tha KCNA.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia e identifikuan raketën si ICBM dhe e dënuan lëshimin e saj, duke thënë se rrit tensionet.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS) thanë se Koreja e Veriut mund ta ketë testuar një raketë të re balistike me rreze të gjatë, të furnizuar me lëndë të ngurtë djegëse.

Zëdhënësi i JCS, Lee Sung Joon, tha se lëshimi mund të jetë bërë për t’i dhënë Koresë së Veriut një pozicion më të fortë në negociatat e ardhshme dhe se është planifikuar në kohë për zgjedhjet amerikane.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Sean Savett, e cilësoi lëshimin e raketës si “shkelje flagrante” të shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe tha se ajo “rrit tensionet pa nevojë dhe rrezikon destabilizimin e sigurisë në rajon”.

Savett tha se ShBA-ja do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e territorit amerikan dhe të aleatëve të saj, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

You Might Also Like

Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

TAGGED: #Hwasong-19, #Koreja e Veriut, raketa
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sekuestrohen barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times December 4, 2025
Reshjet e shiut e borës, policia apel për kujdes të shtuar në komunikacion
PD kërkon largimin e menjëhershëm të këngëtarit Bijelo Dugmet nga Kroacia
Komisioni Evropian do të vendosë tarifa mbi importet e naftës ruse
Vuçiq: Nuk kemi udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?