By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti me shoqatën e studentëve në Zvicër mbi investimin në të ardhmen e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti me shoqatën e studentëve në Zvicër mbi investimin në të ardhmen e Kosovës
Lajme

Kurti me shoqatën e studentëve në Zvicër mbi investimin në të ardhmen e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 2:18 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Mbrëmë, me ftesë dhe organizim të Shoqatës së Studentëve shqiptarë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti një ligjëratë për studentë të Universitetit të St. Gallen (HSG) dhe pati një diskutim e bashkëbisedim me studiuesin e njohur të marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Christoph Frei, mbi temën “Investimi në të ardhmen e Kosovës: roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratat e ardhshme”.

Në adresimin e tij ai foli për progresin demokratik të njohur tashmë ndërkombëtarisht dhe rritjen ekonomike, si dhe lidhjen në mes tyre. Kryeministri Kurti para studentëve argumentoi se Republika e Kosovës ofron një rast dhe shembull studimi për tezën e nobelistëve në ekonomi, Daron Acemoglu, Simon Johnson, dhe James A. Robinson, duke qenë se përparimi i vendit tonë në vitet e fundit ka treguar pikërisht se forcimi i institucioneve demokratike mund të sjellë përfitime ekonomike.

Ajo që e bën vendin tonë shembull të duhur për shkencëtarët të socialë, u shpreh kryeministri, është fakti se vendi ynë nxjerr në pah lidhjen kauzale me të cilën përpjekjet për demokratizim mund të çojnë në përfitime ekonomike.

“Së pari, kompanitë e huaja janë më të gatshme që të investojnë në një vend ku nuk detyrohen të paguajnë mito për zyrtarë publikë në mënyrë që të futen në tregun vendas. Së dyti, qytetarët dhe bizneset janë më të gatshme që të paguajnë taksat kur e dinë që paratë e tyre do të shpenzohen me përgjegjësi nga shteti, në vend se të mbushin xhepat e politikanëve të korruptuar dhe të afërmve të tyre. Dhe së treti, kur njerëzit janë optimistë për drejtimin e qeverisë dhe të vendit, ata janë të prirur të shpenzojnë në vend se të kursejnë. Në të tri këto rrafshe, reformat tona kanë ndihmuar shtytjen përpara të progresit tonë ekonomik”, u shpreh kryeministri Kurti.

Përveç këtyre tre faktorëve, kryeministri veçoi edhe një faktor të katër në rastin e Kosovës: socialdemokracinë.

“Për ne, një shoqëri njëmend demokratike nuk është vetëm një shoqëri që përdorë procedurat e vendimmarrjes me shumicë e pa ndikime korruptive; një shoqëri demokratike është edhe ajo që siguron një shpërndarje të gjerë të mundësive dhe burimeve shoqërore mes qytetarëve, si anëtarë plotësisht të barabartë të shoqërisë”, tha kryeministri Kurti.

Me këtë rast, ai përmendi politikat, masat dhe programet përmes së cilave është ndarë dhe rishpërndarë rritja ekonomike te qytetarët sikurse janë; shtesat për lehona dhe fëmijë, arsimi publik falas, bursat studimore për studente vajza dhe gra dhe studentë nga radhët e komuniteteve joshumicë, investimet në efiçiencë të energjisë, rritja e pagave në sektorin publik dhe e pensioneve, rritja e pagës minimale, masat e punësimit për të rinj, investimet në shëndetësi dhe shërbime publike, dhe mundësitë dhe mbështetja e qeverisë që diaspora të mund të investojë në Kosovë.

Pas adresimit, kryeministri Kurti iu përgjigj pyetjeve të ngritura nga studentë, teksa i falënderoi përzemërsisht për mundësinë për të bashkëbiseduar dhe për mikpritjen e ngrohtë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

TAGGED: #Albin Kurti, #Zvicër
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WSJ: Vjena është bërë qendra e spiunazhit të Rusisë në Evropë

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
OVL UÇK: Interesimi i madh për protestë, dëshmi e përkushtimit për drejtësi
Haxhiu e Shala biseduan për rastet e dhunës në familje
Bislimi: Veprimet e tifozëve, mesazhe të Vuçiqit
Kurti bën thirrje që rastet e fundit të vrasjeve të trajtohen me seriozitet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?