By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PePeKo bën bashkë mbi 100 kompani vendase e ndërkombëtare – Peci: Synojmë avancimin e prodhuesve, e rritjen e eksporteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > PePeKo bën bashkë mbi 100 kompani vendase e ndërkombëtare – Peci: Synojmë avancimin e prodhuesve, e rritjen e eksporteve
Bujqësi

PePeKo bën bashkë mbi 100 kompani vendase e ndërkombëtare – Peci: Synojmë avancimin e prodhuesve, e rritjen e eksporteve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 1:57 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Shoqata PePeKo, ka mbajtur edicionin e katër të Forumit të Sektorit të Ushqimit, forum ky që ka për qëllim të thelloj lidhjen ndërmjet ofertës vendore dhe blerësve strategjik, duke identifikuar mundësinë konkrete të bashkëpunimit biznesor, raporton EO.

Ky forum ka bërë bashkë mbi 100 kompani vendase e ndërkombëtare, të cilat kanë ekspozuar produkte me mundësi ndërlidhjeje me blerës potencial.

Drejtor ekzekutiv i Shoqatës PePeKo, Hartim Gashi, tha se për tri vite të organizmi të këtij Forumi, vlera e eksporteve nga kompanitë në tregjet ndërkombëtare është mbi 10 milionë euro.

Ai ka sqaruar se mbi 40 kompani që kanë ardhur nga Evropa dhe mbi 70 kompani vendëse që do t’i ekspozojnë produkte e tyre që të ndërlidhen me blerësin potencial.

“Forumi është shndërruar në shtyllë të ndërlidhjes për rritje dhe zgjerim ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Deri me sot nga vlerësim i impaktit që kemi bërë vlera e eksporteve nga kompanitë vendore në tregjet ndërkombëtare është mbi 10 milionë. Për tri vite kemi arritur që të rrisim eksportet falë Forumit të Sektorit të Ushqimit në vlerë mbi 10 milionë euro. Kemi mbi 40 kompani që kanë ardhur nga Evropa, i kemi mbi 70 kompani vendor që do t’i ekspozojnë produkte e tyre që të ndërlidhen me blerësin potencial”.

“Dua të shfrytëzoj rastin të bëjë një përshkrim të shkurre të një analize të thelluar që e kemi realizuar së fundi ku sipas këtij studimi kemi nxjerrë disa të dhëna që sektori i përpunimit të pemëve dhe perimeve përballet me sfida dhe potencial zhvillimi. Kompanitë tona janë mjaftë mirë të strukturuara, fuqia punëtore dominohet nga gratë kjo ka ndodhur si rezultat i emigrimit dhe ka ndikuar që të ulet përqindje e pjesëmarrje burra në kompanitë prodhuese, gjithashtu te stafin i kualifikuar janë të domosdoshme për të pasur një zhvillim më të hovshëm të kësaj industrie dhe shumica e kompanive kanë nivel të kënaqshme të kualifikime, por është edhe një problem që shumica e kompanive nuk mund të gjejnë teknolog që kanë provoj adekuate që të kenë produkte më të reja”, ka thënë ai.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se Forumi është mundësi e mirë e ndërlidhjes ndërmjet prodhuesve dhe blerësve. Ai më tej shtoi e po punohet për të avancuar përpunim e ushqimit, sigurinë ushqimore dhe përmbushjen e nevojave të tregut me synim edhe avancimin në arenën ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve.

“Kjo është një platformë e rëndësishme për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejt midis prodhuesit dhe blerësve. Ky forum përfaqëson një përpjeke të vazhdueshme për të fuqizuar bashkëpunimi dhe për të ndihmuar ndërmarrjet tona për të avancuar përpunim e ushqimit, sigurinë ushqimore dhe përmbushjen e nevojave të tregut vendor me synim dhe ambicie edhe avancimin në arenën ndërkombëtare dhe rritjes së eksporteve për çka në tri vitet të fusnit kemi pasur një progres domethënës”.

“Rritja e këtij forumi është edhe një indikator edhe i bashkëpunimit ndërinstitucional në ngritje të vetëdijesimit në procesin e hartimit të politikave të duhura zhvillimore, përveç faktin se 100 kompani bashkohen sot përfshirë këtu 80 përpunues vendor dhe 30 blerës nga pjesa e mërgatës shqiptare në Evropë ky është një moment i rëndësishme që të na lejohet mundësi e dëgjimit të nevojave edhe avancimin e aktivitete të ndërmarrjeve në aspektin të politikave të legjislacionit dhe të avancimit të gjithmbarshëm”, tha ai.

Gjatë këtij forumi u bë edhe prezantimi i “Analiza e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve – 2023”, e cila u mundësua nga UBO Consulting dhe Shoqata PePeKo. Analist dhe hulumtues i UBO Consulting, Arton Bunjaku, ka thënë nga viti në vit ka rënie të numrit të punësuarve në këtë sektor kjo si shkak i migrimit të popullatës.

Ai ka thënë se si shkak i kësaj është bërë një diferencë e madhe në strukturën e punëtorëve, ku 70 për qind e të punuarave në këtë sektor janë gra dhe 30 për qind burra.

“Realizmi është kryer me 27 kompani, vërejte një reni trendit e numrit të punëtorëve, nga viti ne vit kemi rënie dhe arsyeja është migrimi i gjinisë mashkullore që mundëson një diferenca të madhe në strukturën e punëtorëve, 70 për qind e të punuarave në këtë sektor janë gra dhe 30 për qind burra. Rreth 67 për qind e kompanive të intervistuara kanë deklarua se posedojnë një certifikim të standardeve të sigurisë së ushqimit”.

“Kemi edhe kompani për kapacitetin total të tyre për përpunim, kompanitë e këtij sektori kanë një kapacitet më shumë se 65 tonë të përpunimit mirëpo ndoshta fatkeqësia është se vetëm 54 për qind e këtij kapaciteti shfrytëzohet. Këtu janë dy faktor që e shajtojnë këtë është kryesisht mungesa e lëndës së parë dhe mungesa e gjetjes së tregut. Shumica këtyre kompanive fokusin e kanë te grumbullimi i perimeve, kultura që dominon është speci”, ka thënë ai.

Në kuadër të këtij forumi është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe për bashkëpunim në programin e Private Label ndërmjet ndërmarrjes Viva Fresh Store, PePeko dhe USAID Kosovo Compete Activity, ku kjo marrëveshje u cilësua që do të sjell përfitime për kompanitë kështu duke ndikuar edhe ne zhvillimin ekonomik të vendit.

You Might Also Like

Hulumtim: Kriza klimatike po vret frutin më të popullarizuar në botë

Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte

Prof. dr. Xhevat Domi, kolos i shkencës dhe arsimit veterinar

Thirrja për bojkot nga Alim Rama ngjall reagimin e ashpër të Shoqatës së Qumështit: Sulm ndaj prodhuesve vendorë

Java e Shenjtë, çmimet në rënie për peshkun nga toni te sepjet

TAGGED: #Faton Peci, #PePeKo
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AUV kthehet nën kuadrin e MBPZhR-së

Kosova Times Kosova Times September 27, 2022
Kosova me gjashtë boksierë në turneun “Gongu i Artë”
Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin
Sveçla në Itali takon ambasadoren e Kosovës, Haxhitasim
Trump premtoi të bisedojë me Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?