By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ripushtimi i heshtur nga Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ripushtimi i heshtur nga Serbia
Opinion

Ripushtimi i heshtur nga Serbia

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 8:23 AM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

-Në rajon, vitet e nëntëdhjeta ishin vitet e udhëkryqeve e të luftërave ashtu siç ndodhi edhe me vendin tonë, Kosovën. Pas luftës së armatosur, filluan luftërat politike si rezistencë për ndikime tek sfera vitale si për turma njerëzish për t’i mbështetur luftërat politike ashtu dhe për asetet e territoret ku gjendeshin ato. Prishtina politike absorboi politika urbane dhe jo urbane, legalë dhe të ilegalitetit, herë me rezistencë e herë pa u vërejtur, që u akomoduan përmes betejave për përqafim institucional dhe jo vetëm. Por, krahas akterëve politik vendor, u përfshinë edhe akterë ndërkombëtar publik politik/diplomatik dhe të atyre parapolitikë, të cilët mjaftueshëm ndikonin në vendimmarrjen tonë, e aktiviteti i tyre intensifikohej sa herë donin të arrinin ndonjë qëllim të caktuar.

Në demokracitë me sistem parlamentar, është krejt e natyrshme të ketë forca politike parlamentare dhe joparlamentare, të cilat, secila veç-e-veç dhe së bashku kishin përgjegjësi për diçka të përbashkët që ka të bëj me jetën politike, ekonomike, sociale, ushtarake e administrative në mbarë territorin e vendit, por, fatkeqësisht, përgjegjësitë institucionale politike nuk u shtrinë në mbarë territorin njësoj!. Mbase duhet kuptuar edhe si shëmti mbi injorancën profesionale dhe hipokrizinë morale në politikë, duke krijuar kështu një kënetë morali politik në shoqëri.

Kosova e Serbia vazhdojnë të jenë në luftë, për aq sa nuk është arritur një ‘Pakt Paqeje’, e duke mos e njohur ecjen u ngutëm të vraponim, kinse për “marrëveshje normalizimi” ku brenda saj ishte Asociacioni për Komunat Serbe apo “zajednica” një organizëm monoetnik!, dhe Kosova, nuk e gjeti paqen pas shpalljes së Republikës më 17 shkurt, 2008 e as normalizimin pas “marrëveshjes” të 27 prill, 2013 kur i kujtojmë protestat e dhunshme, barrikadimet e deri tek agresioni ushtarak më 24 shtator, 2023 kundër rendit kushtetues e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Pa dyshim, çdo marrëveshje që qeveria nënshkruan në emër të Republikës, ka rëndësinë dhe vlefshmërinë e saj, por, për aq kohë sa rrethanat dhe arsyet më tej ekzistojnë. Ndërkaq, strukturat ilegale të sigurisë, paraja (dinari), shërbimet postare, shërbimet shëndetësore, institucionet Komunale ilegale paralele të Serbisë brenda Kosovës, krijuan gjendje okupuese në pjesë të caktuara të vendit, e në veri në veçanti!. Pra, këtë gjendje, Serbia e kishte shfrytëzuar që të legjitimoj kërkesën e saj, të mbështetur edhe nga akterë evropian e ndërkombëtar, për institucionalizimin formal të saj përmes “zajednicës”. Kërkesa për një “zajednicë” monoetnike, është kërkesë për administrim territori dhe asetesh ekonomike e cila shtrirjen dhe lidhjen do ta kishte horizontale edhe në Jugun e Kosovës po me një vendim-marrje vertikale deri te Beogradi!, e kjo, do nënkuptonte praktikisht kufijtë e rinj administrativ (nga përmbajtja e draft-statuteve) duke anashkaluar dispozitat kushtetuese, rregullimin shtetëror unitar dhe subjektivitetin shtetëror të Republikës. Me këtë, Serbia, do ta realizonte ripushtimin politik të Kosovës, duke e zbehur përmbajtjen legjitime të opinionit ligjor të GjND-së dhe duke e rikthyer sërish si referencë rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Vënia nën kontroll e veriut të vendit (e munguar gjatë) duke i neutralizuar grupet parashtetërore Serbe ka krijuar një gjendje të re, që ka mundësuar të krijohen parakushtet për sovranitet në administrim territori në mbarë kufijtë territorial e rrjedhimisht edhe jetësimin e kushtetutës dhe pushtetit politik mbi frymën e demokracisë. Dispozitat kushtetuese dhe ligjore garantojnë parimin e barabarësisë për të gjitha pakicat në vend, që të kenë mundësi të përfshihen në institucionet lokale e qendrore për mbrojtjen e interesave të tyre pa pasur nevojë për asnjë lloj “zajednice” ekskluzivisht për pakicën Serbe. Andaj, nuk na duhen qëllimet e as kalkulimet politike për pushtet, apo fajësimet se kush e në cilat hapa gaboi me “zajednicën”, por na duhet uniteti politik për shmangien e shtrirjes politike e institucionale të Serbisë në Kosovë, duke e zbatuar një praktikë si doktrinë shtetërore, atë të parimit fundamental ‘Rebus Sic Stantibus’ që nënkupton se marrëveshja mund të pezullohet, anulohet, përfundohet apo tërhiqen prej saj. Këtë parim, spektri politik në emër të Republikës së Kosovës ta zbatojë si valvulë sigurie, që njihet edhe nga Konventa e Vjenës (e 1969-tës) mbi Marrëveshjet/Traktatet.

Për shkak të ndryshimeve gjeopolitike kanë ndryshuar edhe gjeostrategjitë edhe tek vendet anëtare të Aleancës Veri Atlantike, për ilustrim janë marrëveshjet në mes të Greqisë e Francës për mbrojtje reciproke në rast sulmi eventual, qoftë ai edhe anëtar i NATO-s (aludim në Turqinë) apo atë të Indo-Paqësorit për mbrojtje reciproke në mes të ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar e Australisë. Ne, që t’a forcojmë e mbrojmë Republikën nga çdo lloj situate, duhet të arrijmë marrëveshje mbrojtjeje me shtete aleate sepse përgjatë gjithë procesit të dialogut, Kosova politike fliste me gjuhën e arsyes e pala Serbe fliste me gjuhën e barrikadimeve, dhunës e agresionit ushtarak.

Ashtu siç lufta çlirimtare ishte gjithëpërfshirëse dhe përbashkoi të gjithë Shqiptarët për të njëjtin ideal ashtu dhe tani kërkohet përbashkim i gjithë spektrit politik për ta ruajtur Republikën nga Serbia dhe ata europianë e ndërkombëtarë parapolitikë me anë të doktrinës ‘Rebus Sic Stantibus’.

You Might Also Like

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

TAGGED: #Shqiprim Pula
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zemaj flet për pagat e deputetëve

Kosova Times Kosova Times May 31, 2025
Australianët votojnë kundër njohjes së indigjenëve me kushtetutë
Presidenti Biden pret në Shtëpinë e Bardhë ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi
Sportistët ferizajas pa hapësira të mjaftueshme për stërvitje
Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?