By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrëzohet kërkesa e Bahtijarit për nxjerrje të disa materialeve për një ekspert i cili mund t’i bënte ekzaminim mjekësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rrëzohet kërkesa e Bahtijarit për nxjerrje të disa materialeve për një ekspert i cili mund t’i bënte ekzaminim mjekësor
Lajme

Rrëzohet kërkesa e Bahtijarit për nxjerrje të disa materialeve për një ekspert i cili mund t’i bënte ekzaminim mjekësor

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 1:34 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është rrëzuar kërkesa e Ismet Bahtijarit i cili kërkonte nxjerrjen e disa materialeve për një ekspert lidhur me mundësinë e një vlerësimi mjekësor për të.

Kjo është bërë e ditur gjatë konferencës javore të DhSK-së, nga zëdhënësi Michael Doyle i cili tha se versioni i redaktuar i këtij vendimi u publikua më 30 tetor 2024.

“Trupi Gjykues theksoi se në kërkesën e saj, Mbrojtja nuk saktësoi bazën ligjore për nxjerrje të materialit, dhe se kërkesa e saj ishte e formuluar gjerësisht dhe nuk faktohej mjaftueshëm. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues e hodhi poshtë kërkesën dhe ftoi Mbrojtjen e Bahtijarit të dorëzonte një kërkesë të bazuar si duhet për nxjerrje të materialit. Trupi Gjykues i dha Mbrojtjes gjithashtu udhëzime për strukturë dhe përmbajtje relevante për këso lloj kërkesash”, tha tutje Doyle, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Doyle tregoi se hedhur poshtë mocioni i Haxhi Shalës lidhur me kërkesën për informacion sa i takon disponueshmerisë së sallave të gjyqit për të minimizuar mundësinë e zgjatjes së gjykimit.

“Më 28 tetor 2024, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, hodhi poshtë në tërësi mocionin e z. Haxhi Shala. Pasi Trupi Gjykues kishte bërë të ditur datat e mundshme për fillimin e gjykimit në këtë çështje gjyqësore, z. Shala kërkoi informacion në lidhje me disponueshmërinë e sallës së gjyqit për të minimizuar mundësinë e zgjatjes së panevojshme të gjykimit”, tha Doyle.

Ai tha se kryetarja e DhSK-së ka theksuar se korniza ligjore e Speciales përcakton se i takon trupit gjykues që të caktojë seancat gjyqësore.

“Ajo theksoi se Trupi Gjykues kishte qartësuar se kërkesa e tij që Prokuroria dhe Mbrojtja të jenë në dispozicion në data të caktuara nuk është tregues për kohëzgjatjen e pritshme të gjykimit”, th ai.

Zëdhënësi i DhSK-së në vijim tha se kryetarja e DhSK-së konstatoi se Shala nuk paraqiti argumente në lidhje me vonesat e procesit si dhe i rikujtoi të akuzuarit se korniza ligjore e DhSK-së ofron garanci dhe mjete juridike me anë të të cilave mund të paraqiten shqetësimet e Shalës në rast se ato materializohen.

Në këtë çështje gjyqësore që i përfshinë tre të akuzuarit; Ismet Bahtijarin, Haxhi Shalën dhe Sabit Januzin, Doyle tha se 14 nëntori është caktuar si datë për fillim të gjykimit.

Ai tha se në fillim të seancës Prokuroria do ta lxojë aktakuzën ose përmbledhjen e saj si dhe do t’i pyes të akuzuarit në rast që i kuptojnë akuzuar.

“Kryegjykatësja do t’u japë mundësinë për të konfirmuar vetëdeklarimet e tyre fillestare të pafajësisë dhe më pas do t’i informojë për të drejtat e tyre përpara gjykatës”, tha tutje Doyle.

“Trupi Gjykues i caktoi Prokurorisë dy orë për deklaratën hyrëse. Pas Prokurorisë, Mbrojtja e Shalës dhe Januzit bënë me dije se dëshirojnë t’i bëjnë deklaratat hyrëse në këtë fazë të gjykimit. Mbrojtja e Bahtijarit bëri me dije se parapëlqen ta bëjë deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria. Kryegjykatësja i caktoi Mbrojtjes së Januzit një orë për deklaratën hyrëse dhe Mbrojtjes së Shalës 30 minuta për të”, th ai.

Tutje, ai tha se deklaratat hyrëse pritet që të vazhdojnë edhe me 15 nëntor nëse është e nevojshme dhe se paraqitja e provave nga ana e Prokurorisë pritet të fillojë të hënën me 9 dhjetor.

“Çdo mocion për të cilën duhet të merret vendim para fillimit të gjykimit duhet të dorëzohet më së voni deri më 1 nëntor. Trupi Gjykues bëri të ditur se mund të lëshojë vendim gojarisht mbi këto kërkesa para deklaratave hyrëse. Duke pasur parasysh rëndësinë e parimit të procesit publik, Trupi Gjykues udhëzoi palët që t’i paraqesin deklaratat hyrëse në seancë publike sa më shumë që të jetë e mundshme”, tha ai.

Doyle ka treguar edhe për zhvillimet në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai tha se gjashtë dëshmitarë kanë dhënë dëshmi këtë javë ku tre prej tyre ishin me masa mbrojtëse dhe tre të tjerë dëshmuan në publike duke përfshirë edhe Nuredin Ibishi i cili javën e kaluar kishte filluar dëshminë e që këtë javë e përfundoi atë.

Përveç Nuredin Ibishit, Haxhi Mazreku dhe Fatmir Sopi ishin dëshmitarët që dëshmuan në seancë publike. Si rrjedhojë, Doyle tregoi se deri tash kanë dëshmuar 102 dëshmitar në sallën e gjyqit.

Seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet të hënën më 4 nëntor sipas orarit të zakonshëm.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. /BetimipërDrejtësi/

You Might Also Like

Flamuri i Kosovës në gjysmë shtize në Cyrih për viktimat në Crans-Montana

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 51 raste të reja

Dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për detyrim ndaj qytetarit në Prishtinë

Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

TAGGED: #Gjykata Speciale, #Iemt Bahtijari
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rafet Rudi sjell para lexuesve librin e tij të kujtimeve

Kosova Times Kosova Times May 20, 2025
Nis seanca, opozita lëshon sallën
Ministri italian: Përfshirja në Iniciativën kineze Brezi dhe Rruga, vendim “mizor”
Gjenerali Clark takohet me botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane ‘Illyria’
PDK dhe AAK nuk marrin pjesë në seancën e parë të Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?