By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq
January 30, 2026
Policia e Kosovës në kufirin SHBA–Meksikë, fokusi te menaxhimi kufitar
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA akuzon rusët për krijimin e videos së rreme për votimet në Xhorxhia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA akuzon rusët për krijimin e videos së rreme për votimet në Xhorxhia
Rajon / Botë

ShBA akuzon rusët për krijimin e videos së rreme për votimet në Xhorxhia

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 9:38 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Inteligjenca amerikane akuzoi më 1 nëntor “aktorët e ndikimit rus” për krijimin e videos, që supozohet se shfaq një imigrant nga Haiti i cili pretendon se ka votuar disa herë në shtetin amerikan të Xhorxhias.

Tri agjenci të inteligjencës – Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës – lëshuan një deklaratë të përbashkët lidhur me këtë video.

Videoja shfaq një person i cili pretendon se është imigrant nga Haiti, e i cili flet se si ai synonte të votonte disa herë për nënpresidenten, Kamala Harris, në dy qarqe të Xhorxhia.

Xhorxhia është një nga shtatë shtetet ku do të zhvillohen betejat kryesore për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ku garojnë Harris dhe ish-presidenti Donald Trump.

Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, tha më 31 tetor se videoja “sigurisht që është e rreme” dhe ka të ngjarë të jetë krijuar “nga hakerët rusë… të cilët tentojnë të nxisin mospajtime dhe kaos në prag të zgjedhjeve”.

Ai tha se zyra e tij u vu në dijeni për këtë video që supozohet se shfaq një imigrant nga Haiti me disa letërnjoftime të shtetit të Xhorxhias, e i cili ka pretenduar se ka votuar disa herë më 31 tetor.

“Kjo video është e rreme dhe është shembull i dezinformimit që kemi parë në këto zgjedhje. Me gjasë është ndërhyrje nga jashtë në përpjekje për të nxitur mospajtime dhe kaos në prag të zgjedhjeve”, tha ai përmes një deklarate.

Zyrtarët e inteligjencës thanë se videoja është krijuar nga “aktorët e ndikimit rus” dhe është pjesë e “përpjekjes më të gjerë të Moskës për të ngritur dyshime të paqëndrueshme lidhur me integritetin e zgjedhjeve në SHBA dhe për të nxitur ndasi në mesin e amerikanëve”.

Në deklaratën e agjencive të inteligjencës u tha po ashtu se rusët kanë krijuar edhe videon e rremë ku shfaqet një person që thotë se është i lidhur me fushatën e demokratëve dhe që pretendon se ka marrë ryshfet nga një artist amerikan.

Për muaj të tërë, komuniteti amerikan i inteligjencës ka thënë se operacionet e ndikimit të Rusisë synojnë të përhapin narrativë përçarës dhe të promovojnë mbështetje për Trumpin, akuza që janë hedhur poshtë nga Rusia.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Rusi, #ShBA, #Zgjedhje
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Humb jetën një i mitur dhe lëndohen dy tё tjerё në vetaksident trafiku

Kosova Times Kosova Times July 2, 2025
SHBA, vazhdon ngërçi politik për buxhetin në Kongres
Lufta në internet. Si luan Kina për Hamasin dhe kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në internet
Amerika testoi një raketë balistike që mund të arrijë Moskën dhe Pekinin në 30 minuta
Osmani: Bashkëpunim me aleatët për t`i kapërcyer sfidat e përbashkëta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?