By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person në Pejë
December 22, 2025
Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike
December 22, 2025
Murali i Callas dhe portreti alegorik i qytetit
December 22, 2025
Debati në Parlamentin Turk mbi buxhetin – Video
December 22, 2025
Moment tronditës, dallgë gjigante përplasen mbi turisten që po pozonte për foto
December 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tirana ka 40 mijë banesa në pallate bosh, 24% e totalit të hyrjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tirana ka 40 mijë banesa në pallate bosh, 24% e totalit të hyrjeve
Lajme

Tirana ka 40 mijë banesa në pallate bosh, 24% e totalit të hyrjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 10:36 AM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Të dhënat e detajuara të Cens 2023 që u publikuan sot tregojnë se Bashkinë e Tiranës, u gjeten në kohën ku zhvillua anketa 39,765 hyrje në pallate bosh.

Këto përbënin 24 për qind të banesave në pallate në Tiranë, në një total prej 192, 587. Sipas Cens në Tiranë, ka gjithsej 245,458 banesa (pallate+shtëpi individuale) prej të cilave 52, 871 ishin bosh.

Të dhënat e përfituara nga INSTAT, në procesin e regjistrimit të banesave tregojnë se një pjesë e mirë e godinave të ndërtuara për banim aktualisht janë bosh.

INSTAT, thotë se në të gjithë vendin rezultojnë 1 milionë e 82 mijë banesa. Nga këto 47 për qind janë shtëpi individuale, 40 për qind janë pallate dhe pjesa tjetër janë banesa që INSTAT i kategorizon si pjesërisht të veçuara.

INSTAT thotë se nga 1 milionë e 82 mijë banesa, vetëm 726 mijë rezultuan të banuara, ndërsa në pjesën tjetër prej 356 mijë anketuesit nuk gjetën banorë brenda.

Duke i ndarë në kategori, INSTAT raporton se përqindja më e lartë e shtëpive të pabanuara rezulton në pallate. Të dhënat e përfituara nga censusi tregojnë se 39.4 për qind e apartamenteve rezultojnë bosh. E përkthyer në numra, rezulton se janë gati 171 mijë apartamente bosh në mbarë vendin.

Stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien.

Ndërsa pjesa më e madhe e stokut, u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit.

Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira, janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve.

Sipas të dhënave të Cens 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.

Për më tepër, struktura e popullsisë është në plakje të shpejtë. Ndërmjet 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë së vendit u rrit me 7.5 vite.

Një popullsi më e vjetër në moshë, nuk ka interesa për të investuar në pasuri të paluajtshme. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara, varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind./ Monitor

You Might Also Like

Plagoset një person në Pejë

Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike

Zgjatet orari i shërbimeve në Qendra për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Gjykata konstaton shkelje të së drejtës për gjykim brenda afatit

Shpallet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Senati amerikan ra dakord për një projektligj për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
ShBA-ja dhe Britania e zmbrapsin “sulmin më të madh” nga rebelët huthi në Detin e Kuq
Komandanti i KFOR-it viziton Beogradin, flet për sigurinë në rajon
Avokati Muharremi ngreh padi ndaj këshilltarit të ministres Nagavci
Trump: Asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e G20. Më vjen keq që po mbahet në Afrikën e Jugut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?