By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UEFA nuk e fal Serbinë, e pëson edhe kundërshtarja e Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > UEFA nuk e fal Serbinë, e pëson edhe kundërshtarja e Shqipërisë
Sport

UEFA nuk e fal Serbinë, e pëson edhe kundërshtarja e Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 7:02 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar rëndë nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit ndaj Zvicrës.

Gjatë atij takimi kishte thirrje të vazhdueshme anti-Kosovë nga tifozët serbë. UEFA të premten mori vendimet lidhur me shkeljet e bëra nga huliganët serbë.Në fushë te Zvicra ishte Granit Xhaka, që është fishkëllyer sa herë që ka pasur kontakt me topin. Fishkëllima kishte edhe me rastin e intonimit të himnit të Zvicrës.

Në fakt federata serbe është përballur me tri akuza: transmetimi i mesazhit që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive, sjellje raciste dhe sjellje diskriminuese, trazira gjatë himneve kombëtare.

Për të tri akuzat është shpallur fajtore nga organet e UEFA-s.

Për sjellje diskriminuese të tifozëve të saj, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar me 25 mijë euro dhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme të Serbisë si vendase. Por pjesa e dytë e dënimit, për mbyllje të 4000 vendeve në stadium, është me kusht për dy vjet.

Për shkak se u fishkëllye himni i Zvicrës nga tifozët serbë, Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 10 mijë euro.

17 mijë e 500 euro, serbët do t’i paguajnë në UEFA për transmetim të mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive. Këtu përfshihen thirrjet e vazhdueshme anti-Kosovë. Është parë në stadium edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës, që UEFA e vlerëson të papranueshëm.

Pra gjithsej federata serbe është gjobitur me 52 mijë e 500 euro.

Për thirrje anti-Kosovë, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar shumë herë edhe në të kaluarën. Së fundi ishte dënuar gjatë Evropianit “Gjermania 2024”.

Zvicra e Serbia do të përballen sërish më 15 nëntor. Kjo ndeshje do të luhet në Zuerich. Me shumë gjasë do të ketë thirrje ndaj serbëve në atë takim.

Ndërkohë është dënuar edhe Gjeorgjia për parregullsitë në ndeshjen me Shqipërinë, të zhvilluar më 14 tetor. Atë ndeshje kuqezinjtë e fituan 1:0. Federata e Gjeorgjisë duhet t’i paguajë në UEFA plot 56 mijë euro. Gjoba më e lartë, prej 30 mijë eurosh, është për ndezje dhe hedhje të fishekzjarrëve.

You Might Also Like

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga

Kupa e Botës në Ski, Lara Colturi e teta në renditjen e përgjithshme

FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat

Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjendet një mjet i dyshuar në fshatin Bllacë

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Në Republikën e Afrikës Qendrore u dogjë ndërtesa e misionit të BE-së. Më herët aty u plagos kreu i “Shtëpisë Ruse”.
Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e zotit Biden në debatin e parë presidencial
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
Nis samiti i Bashkësisë Politike Evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?