By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Khamenei zotohet se do të ketë përgjigje për sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Khamenei zotohet se do të ketë përgjigje për sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve
Rajon / Botë

Khamenei zotohet se do të ketë përgjigje për sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/02 at 1:47 PM
Kosova Times Published November 2, 2024
Share
SHARE

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar të shtunën se do të hakmerret kundër sulmeve të Izraelit dhe aleateve të tij, Shteteve të Bashkuara, që kanë shënjestruar Teheranin dhe grupet që mbështet në rajon.

“Armiqtë, si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe regjimi zionist, e dinë se do të përballen me përgjigje të ashpër për atë që janë duke bërë kundër Iranit, kombit iranian, dhe frontit të rezistencës”, ka thënë Khamenei në një fjalim para studentëve në Teheran.

Ai i është referuar aleancës së grupeve të armatosura që përkrahen prej Iranit, përfshirë rebelët Huthi të Jemenit, Hezbollahun e Libanit dhe grupin palestinez, Hamas.

Hamasi dhe Hezbollahu janë shpallur grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka futur në listën terroriste Hamasin, dhe vetëm krahun ushtarak të Hezbollahut.

Tensonet rajonale janë përshkallëzuar prej shpërthimit të luftës në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit në jug të Izraelit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Si pasojë e fushatës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, ka nisur të sulmojë qysh atëherë zonën kufitare me Izraelin, si shenjë mbështetjeje për aleatin palestinez Hamasin.

Prej ofensivës së nisur nga Izraeli në Liban, në fillim të tetorit, janë vrarë të paktën 2.890 njerëz, sipas autoriteteve libaneze.

Më 26 tetor, Izraeli ka nisur sulmet ajrore kundër zonave ushtarake të Iranit, si përgjigje ndaj sulmit të 1 tetorit të Teheranit kundrejt Izraelit.

Edhe ai sulm ka qenë hakmarrje për vrasjet e liderëve të grupeve militante dhe të një komandanti të Gardës Revolucionare.

Të paktën katër ushtarë iranianë janë vrarë në ato sulme të Izraelit, të cilat sipas autoriteteve kanë shkaktuar “dëm të kufizuar” në disa sisteme të radarit.

Në fjalimin e tij, Khamanei është lutur për ushtarët e vrarë dhe ka thënë se “nuk do të harrohen” përpjekjet e tyre për përballje me Izraelin.

Izraeli, në anën tjetër, ka paralajmëruar kundër ndonjë hakmarrjeje pas sulmeve të 26 tetorit.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të premten se do të pozicionojnë asete ushtarake shtesë në Lindje të Mesme, përfshirë shkatërrues të raketave balistike dhe aeroplanë luftarakë me rreze të gjatë.

Ky njoftim është parë si paralajmërim për Iranin.

Khamenei ka thënë se Irani është “duke bërë gjithçka që duhet bërë për të përgatitur kombin iranin, qoftë në aspektin ushtarak, apo në atë të armëve, si dhe në rrafshin politik”, por pa dhënë më shumë hollësi.

Të shtunën, edhe zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini, ka thënë se Irani do të përgjigjet “me vendosmëri”, ndaj Izraelit.

“Armiku duhet ta mësojë se nuk mund të kryejë djallëzitë që dëshiron, do të përballet me përgjigje të ashpër”, ka thënë Naini, sipas agjencisë së lajmeve, Fars.

You Might Also Like

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:

Helikopteri që transportonte manjatin rus rrëzohet – Ai u ngatërrua në kabllo (video)

TAGGED: #Ayatollah Ali Khamenei, #Iran, #Izrael
Kosova Times November 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ushtarët kroatë të KFOR-it zhvillojnë ushtrime qitjeje në Kosovë

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
“Zonja e Hekurt” e Baltikut” Kryeministrja estoneze Kallas afër postit të Sekretar i Përgjithshem i NATO-s
Ngjarjet e datës 20 nëntor
“Si do ta ushqej familjen?”: Rajoni iranian me kufizime punësimi për afganët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?