By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rrugës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rrugës
Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rrugës

Kosova Times
Last updated: 2024/11/02 at 2:23 PM
Kosova Times Published November 2, 2024
Share
SHARE

Pentagoni ka bërë të ditur ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 425 milionë dollarëve, duke regjistruar ndihmën e 69-të me radhë për këtë vend, prej vitit 2021.

Ky njoftim është bërë vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë rëndësi të madhe për vazhdimësinë e ndihmës amerikane për Ukrainën.

Komentet përmbyllëse që janë bërë në fushatë nga ish-presidenti, Donald Trump, i nominuar i republikanëve për president, kanë vënë në pah dallimet e thella me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, e nominuar e demokratëve për presidente, kur është fjala për ndihmën e shtetit për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që dy vjet e gjysmë.

Trump është raportuar të ketë thënë në Miçegen se “ata na kanë shtyrë në Ukrainë. Ne nuk është dashur të ndërhyjmë kurrë në Ukrainë. Nëse do të isha president, nuk do të përfshiheshim në Ukrainë”.

Shtetet e Bashkuara janë lidere në ofrim të ndihmës për Ukrainën, si financiare, ashtu edhe ushtarake, por nuk është raportuar të kenë dërguar ndonjëherë trupa ushtarake atje.

Harris dhe disa republikanë me ndikim kanë insistuar që mbështetja amerikane është thelbësore për mbrojtje të demokracisë dhe dhënie fund të agresionit rus në Evropë dhe Perëndim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që disa muaj që Perëndimi t’ia mundësojë përdorimin e armëve për të sulmuar më thellë në Rusi, dhe këtë javë i ka akuzuar ata për mosveprim kundrejt planeve të përfituara të Rusisë për të angazhuar mijëra trupa ushtarake koranoveriore në Ukrainë.

Zelensky ka thënë më 1 nëntor se të gjitha shtetet që nuk dëshirojnë që lufta të zgjerohet në rajonet e tyre, “duhet të veprojnë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Lloyd Austin, ka thënë në shtator se përdorimi i armëve amerikane për sulme të thella në Rusi, nuk do të kthente situatën e luftës në të mirë të Ukrainës.

Shtetet e Bashkura dhe vendet aleate kanë hedhur poshtë mundësinë e sulmeve brenda Rusisë, pasi shqetësohen se përgjigjja ruse mund të përfshijë armë bërthamore.

Ish-presidenti rus, njëherësh zyrtar i lartë rus, Dmitry Medvedev, është cituar të ketë thënë se Uashingtoni gabon nëse beson se Moska nuk do t’i përdorë armët bëthmore, nëse i rrezikohet ekzistenca.

Ai dhe zyrtarë tjerë kanë paralajmëruar vazhdimisht për mundësinë e përgjigjes bërthamore, në kushte të caktuara.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Armatimi, #ShBA, #Ukrainë
Kosova Times November 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërkohet paraburgimi i dy personave për vrasjen e rëndë në Skënderaj

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga KKZ-të në veri
Ekspozohet Prigozhini i ri: Arriti nga Afrika dhe shkaktoi trazira politike në Ballkan…
“Vdiq në parking të spitalit…” Shkarkohet infermierja për shkak të aferës me pacient!
PSD me aksion te Ura e Ibrit: Rrugëtimi i Kurtit në veri çon në izolim ose autonomi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?