By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Spanja nis 500 ushtarë shtesë në Valencia teksa rriten kritikat e banorëve të zonës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Spanja nis 500 ushtarë shtesë në Valencia teksa rriten kritikat e banorëve të zonës
Rajon / Botë

Spanja nis 500 ushtarë shtesë në Valencia teksa rriten kritikat e banorëve të zonës

Kosova Times
Last updated: 2024/11/02 at 12:33 PM
Kosova Times Published November 2, 2024
Share
SHARE

Rreth 500 ushtarë shtesë do të angazhohen në rajonin e Valencias, teksa banorët kritikojnë autoritetet për përgjigjen e tyre ndaj vërshimeve katastrofale.

Më shumë se 200 persona janë konfirmuar të vdekur, dhe shumica prej tyre në dhe rreth Valencias, mirëpo numri i viktimave pritet të rritet edhe më tepër.

Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë nisur të hënën, kanë shkaktuar vërshime, të cilat më pas kanë shkatërruar ura dhe kanë mbuluar qytezat me baltë.

Për pasojë, banorët kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe rrymë.

Mijëra persona kanë udhëtuar drejt zonave rurale për të ndihmuar në përpjekjet për pastrim të zonës, ndonëse të premten autoritetet kanë paralajmëruar se trafiku do të kufizohet përgjatë fundjavës në atë pjesë, për të siguruar qasje më të lehtë për punëtorët e urgjencave.

Një banore e zonës e mërzitur nga shkatërrimi që sheh përreth.
Një banore e zonës e mërzitur nga shkatërrimi që sheh përreth.

Ka paralajmërime që do të ketë reshje të reja përgjatë fundjavës në atë rajon.

Rreth 1.700 ushtarë tashmë janë duke punuar në operacionet për kërkim-shpëtim në rajonin e Valencias, ndonëse po shuhen shpresat se do të mund të gjendet ndonjë i mbijetuar.

Autoritetet lokale po kritikohen ashpër për mënyrën e dhënies së ndihmës dhe që nuk i kanë bërë siç duhet paralajmërimet për vërshimet.

Agjencia për mbrojtje civile, e mbikëqyrur nga Qeveria rajonale, e ka nisur një njoftim urgjent në numrat e telefonave të banorëve të zonës, në mbrëmjen e së martës, mirëpo deri atëherë niveli i ujit është rritur në disa zona dhe ka nisur të shkaktojë dëme.

Edhe Qeveria federale në Madrid është përballur me kritika pse nuk e ka mobilizuar ushtrinë më shpejt dhe e ka refuzuar një ofertë të Qeverisë franceze, për të dërguar 200 zjarrfikës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundshme për t’i ndihmuar banorët e prekur nga katastrofa.

Ndryshimet klimatike besohet se janë duke kontribuuar në ashpërsimin e vërshimeve.

Në një raport preliminar të agjencisë Atributi i Motit Botëror, e përbërë prej një grupi shkencëtarësh nga e gjithë bota, që analizojnë rolin e ngrohjes globale në motin ekstrem, është vlerësuar se reshjet e shiut janë 12 për qind më të ashpra sesa që kanë qenë më parë, dhe një mot i tillë ka dyfish më shumë shanse që të përsëritet.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

TAGGED: #Përmbytje, #Spanjë
Kosova Times November 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Problemi global i Sigurisë Kibernetike prek edhe KESCO-n

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Koresë së Veriut i dështon dërgimi i një sateliti spiun në orbitë
“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”
Trump, Orban synojnë të drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare
Zbulohen detajet e planit britanik për Ukrainën: Ata duan të dërgojnë 30,000 trupa evropiane për të ruajtur paqen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?