By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike
June 27, 2025
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ri konceptimi i termit “pozicion strategjik” i Shqipërisë në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ri konceptimi i termit “pozicion strategjik” i Shqipërisë në Ballkan
Opinion

Ri konceptimi i termit “pozicion strategjik” i Shqipërisë në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2024/11/03 at 7:11 PM
Kosova Times Published November 3, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Hyzri SALIHU

-Lidershipi politik dhe ushtarak duhet të mendojnë thellë, përballë ngjarjeve që përjetohen në mjedisin gjeopolitik shtetëror, rajonal dhe më gjerë.

Për shumë arsye, pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë po luhatet midis abuzimit dhe realitetit. Në çdo rast, kemi synuar drejt pyetjeve intriguese:

Çfarë ka ndryshuar pas Luftës së Ftohtë dhe cilat janë vlerat e ushtrimit të konceptit mbi pozicionin strategjik të Shqipërisë, të cilën qytetarët vazhdojnë ta dëgjojnë pa fund në terminologjinë politike dhe ushtarake?

A kemi menduar ndonjëherë se, përtej artikujve “4 dhe 5” të Programit të veprimit strategjik të NATO-s, sa dhe si mund të jetosh apo mbijetosh i sigurt në një mjedis armiqësor dhe konfliktual, siç shfaqet hera-herës Ballkani Perëndimor?

Çfarë ka ndryshuar në mjedisin rajonal pas konflikteve në Ballkan në fundshekullin e kaluar?

Makiaveli në doktrinën e tij, e parashtron hapur dhe në vijë të drejtë: “Para së gjithash, armatosu…sepse është më e sigurt kur ta kanë frikën, se sa kur të duan”. Sa jemi të qetë dhe të garantuar përballë konceptit: “Që paqja të mbretërojë, duhet të jesh gjithnjë gati për luftë”?

Koncepti i ri i sigurisë në kushtet e mbrojtjes kolektive, ka pësuar ndryshime ndaj termave tradicionale dhe kuptimit klasik të tyre. Lufta e Ftohtë i dha tjetër natyrë kuptimit të sigurisë kombëtare. Sistemi në demokraci solli kontrollin civil dhe institucionalizoi karakterin gjithëpërfshirës të saj.

Të ballafaquar me realitetin, natyrshëm lind pyetja:

Kush na mbështet dhe kush na e ka frikën në Ballkan?

Çfarë ofron mjedisi ballkanik i sigurisë për shtetin dhe kombin shqiptar?

Si mund të jemi të qetë kur zotërojmë një kapacitet të papërfillshëm mbrojtës, përballë armatosjes së vazhdueshme të shteteve fqinjë dhe më tej?

Blerja së fundi prej Serbisë e aeroplanëve gjuajtës bombardues “Mig-35” nga Rusia dhe shumë armëve të tjera nga Kina, e bëjnë atë një fuqi ushtarake të rrezikshme në rajon. Maqedonia sot disponon tanke (37 të tillë) dhe helikopterë luftarakë.

Efektivi i saj profesionist i ka kaluar 15 mijë trupa. Mali i Zi sot disponon skuadrilje të avionëve gjuajtës bombardues dhe Shqipëria, dikur superfuqia ushtarake e Ballkanit, sot shfaqet vendi më pak i armatosur.

Koha dikton ndryshimin. Institucionet e sigurisë nuk mund të ushqejnë frymën e pajtimit me çdo situatë, duke menduar që, “problemet në fushën e sigurisë do t’i zgjidhin partnerët ndërkombëtarë, ata diktojnë programimin e strukturës dhe do të bëjnë gjithçka për ne”, mjafton anëtarësimi në NATO.

Indiferenca në çështjet e sigurisë nuk justifikohet, apo në kushte të tjera ka një çmim shumë të rëndë.

Të mos harrojmë, jetojmë në Ballkanin e trazuar. Atëherë, sa janë të besueshme përcaktimet politike, diplomatike dhe ushtarake që parashtrohen në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare?

Sa jemi të ndikuar nga e kaluara dhe çfarë kemi ndryshuar në interes të shtetit dhe jetës së sigurt?

A mjafton vetëm fakti i të qenit anëtar i NATO-s?

A jemi bindës në argumentet tona të sigurisë?

Ndoshta jemi në gjendje të evidentojmë ekuivalencat politike dhe ushtarake në rajon, por nuk mund të jemi të sigurt të përcaktojmë arsyet e shteteve dhe kombeve për të hyrë në një konflikt ushtarak me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Pas çlirimit të Kosovës, koncepti shtet – komb po përafrohet në kohë dhe hapësirë, duke kërkuar zgjidhje të reja për sigurinë kombëtare.

Tendenca në planin kombëtar, rrit më shumë këmbënguljen shqiptare në kërkim të rrugëve të ribashkimit dhe pak në kërkim të qëllimit për të cilin duhet të bashkohemi.

Përballë diversitetit që shfaq ky ballafaqim, forcimi i unitetit kombëtar kundër diversitetit psiko – social dhe politik, masat në integrimin gjithëkombëtar, mund të jenë rrugët më të sigurta për të parë më mirë elementët konkretë të forcimit të sigurisë kombëtare. A është e mundur kjo?

Pritshmëritë e një ndryshimi të pakontrolluar. Po përballemi në kohë dhe hapësirë me një koncept të ri; Siguria kombëtare nga shteti tek individi i lirë.

Se çfarë bëjnë dhe si e bëjnë këtë, varet nga ajo se si e shohin ata vetveten dhe botën e tyre, dhe kjo pastaj varet nga konceptet përmes të cilave ata shohin”.

Lëvizjet urbane marramendëse, të cilat ndodhin sot në Shqipëri, kanë ndryshuar sjelljen e individit – qytetar, gjeografinë demografike, psikikën, motivimet mbi jetën dhe interesat, me ndikime të forta në konceptin e kuptimit të sigurisë kombëtare.

Psikika e individit brenda konceptit “siguri”, është lëkundur, drejt transformimit me ndjesi pacifiste. Problemi në Shqipëri nuk është që njerëzit dinë shumë pak për konceptin “siguri”, por fakti që dinë shumë gjëra që nuk qëndrojnë dhe nuk garantojnë sigurinë e jetës së tyre.

Planifikimin e sigurisë mund ta bëjmë sipas koncepteve doktrinare më të mira, por në mjedisin shqiptar lidershipi politik dhe ushtarak nuk mund të shmangin veprimin e ndarjes që ka ndodhur midis “unit” dhe interesit kolektiv.

Kanë ndodhur dhe po ndryshon çdo ditë struktura e mendimit, vetë struktura e mjedisit social dhe urban.

Kush mendon sot në Shqipëri se vendi mund të përballet me situatë luftarake dhe nga mund t’i vijnë rreziqet pa përjashtuar dhe atë ushtarak?

Sot struktura dhe përmbajtja e Sigurisë ka realizuar një shkëputje nga ndryshimi i qenies në kohë, por shumë pak ndryshon në lidhjen shkakësore të kërcënimeve dhe rreziqeve, si prurje e pritshmëri nga situatat e zonave “të nxehta”, si në rastin e Lindjes së Mesme, atje ku përplasen interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të shteteve më të fuqishme, qofshin larg apo afër Shqipërisë.

Ne mund të mendojmë në përballimin e rreziqeve në rajon, si pjesë e mbrojtjes kolektive, por nuk jemi në gjendje të përballojmë pasojat, bie fjala, të goditjes ushtarake nga kundërshtarët tanë mbi territoret shqiptare.

Raportet midis tendencës për forcimin e mbrojtjes dhe përgatitjes për luftë janë në nivele minimale, pa llogaritur humbjen që pëson fuqia kombëtare prej ndryshimeve që veprojnë negativisht në psikologjinë e individit dhe të mjedisit.

You Might Also Like

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

TAGGED: #Hyzri Salihu
Kosova Times November 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Asambleja e Republikës Sërpska e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
KGjK kërkoi nga kryetarët e gjykatave që të ofrojnë mbështetje maksimale për menaxhimin e çështjeve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës
Arlind Ajeti zyrtarisht transferohet te Bodrumspor
Abdixhiku nga Mitrovica premton investime dhe buxhet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?