By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të shtëna me armë në Universitetin e Kentucky-t në SHBA: Një student u vra, policia njoftoi identitetin e sulmuesit
December 10, 2025
Tensione të rrezikshme midis Kinës dhe Japonisë, një seri incidentesh. Reagojne ShBA
December 10, 2025
Papa kritikon Trumpin për komentet mbi Evropën
December 10, 2025
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Baerbock në Kiev, premton vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Baerbock në Kiev, premton vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën
Rajon / Botë

Baerbock në Kiev, premton vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/11/04 at 1:24 PM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është zotuar se aleatët perëndimorë do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, teksa nisi vizitën e tetë në Kiev, që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022.

Kjo vizitë më 4 nëntor po zhvillohet një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve amerikane, rezultati i të cilave është kritik për Ukrainën.

“Gjermania, së bashku me partnerët në mbarë botën, qëndron fort në anën e Ukrainës”, tha Baerbock përmes një deklarate, teksa lufta në Ukrainë është duke shkuar drejt vitit të katërt.

“Ne do të mbështesim popullin e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që ata të shkojnë drejt rrugës së një paqeje të drejtë”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se shteti i tij do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Në garën presidenciale amerikane janë nënpresidentja demokrate, Kamala Harris, që ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës, dhe ish-presidenti republikan, Donald Trump, i cili ka përmendur një zgjidhje të shpejtë për luftën.

Baerbock përmendi rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës së energjisë së Ukrainës nga shkatërrimi gjatë sezonit të dimrit.

Ajo tha se Gjermania do të ndihmojë në luftimin e fushatës “brutale” të Rusisë, në mënyrë që “ukrainasit jo vetëm të mbijetojnë gjatë dimrit, por edhe shteti i tyre të mund të mbijetojë”.

Gjermania, mbështetësja e dytë më e madhe e Ukrainës pas SHBA-së, ka dhënë 170 milionë euro ndihmë emergjente për të ndihmuar vendin që të mund t’ia dalë gjatë dimrit.

Për një kohë të gjatë, Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që t’i japë raketat me rreze të gjatë veprimi, Taurus, por kancelari Olaf Scholz, ka refuzuar që të plotësojë këtë kërkesë të Kievit, nga frika se konflikti mund të përshkallëzohet dhe zgjerohet.

Scholz po ashtu ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të menjëhershëm në NATO. Një kërkesë e tillë është bërë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa ai ua ka prezantuar “Planin e Fitores” aleatëve të tij perëndimorë.

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Universitetin e Kentucky-t në SHBA: Një student u vra, policia njoftoi identitetin e sulmuesit

Tensione të rrezikshme midis Kinës dhe Japonisë, një seri incidentesh. Reagojne ShBA

Papa kritikon Trumpin për komentet mbi Evropën

Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!

Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.

TAGGED: #Annalena Baerbock, #Kiev
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Feraj: Barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të Vuçiqit

Kosova Times Kosova Times December 29, 2022
Qeveria lokale në Sarajevë shpall gjendje alarmi për shkak të ndotjes së ajrit
Tara përfundoi dëshminë, tha se dokumenti i UNMIK-ut është trillim
Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi dhe identifikimi pasi dyshohet për vjedhje
Zjarret në Shqipëri, Ministra e Mbrojtjes kërkon bashkëpunim nga qytetarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?