By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla në prag të zgjedhjeve në ShBA: Nuk shoh sinjale të ndryshimit të përkrahjes për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Gërvalla në prag të zgjedhjeve në ShBA: Nuk shoh sinjale të ndryshimit të përkrahjes për Kosovën
Uncategorized

Gërvalla në prag të zgjedhjeve në ShBA: Nuk shoh sinjale të ndryshimit të përkrahjes për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/11/04 at 4:22 PM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të hënën se nuk ka parë ndonjë shenjë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mund të pësojë ndryshime pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në ShBA.

“Jemi me fat që në ShBA kemi pasur mbështetjen e të dyja kampeve, pra të atij republikan dhe atij demokrat. Prandaj, nuk shoh asnjë sinjal që një gjë e tillë të ketë ndryshuar gjatë rrugës”, tha Gërvalla kur u pyet në një konference për media se çfarë pret në marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së pas zgjedhjeve atje të martën.

Në garë për të presidentin e ardhshëm amerikan janë Kamala Harris, nga Partia Demokratike, aktualisht nënpresidente, dhe Donald Trump, nga Partia Republikane dhe president nga viti 2017 deri më 2021.

Gërvalla tha gjatë konferencës së përbashkët në Prishtinë me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel, se Kosova do t’i forcojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara duke i kryer “detyrat e shtëpisë”.

“Duke çuar përpara agjendat e reformave dhe duke vendosur ligjin në çdo cep të Kosovës, duke luftuar krimin e organizuar, kështu forcohet partneriteti me ShBA-në. Nuk forcohet me fjalë dhe deklarata, por me punë konkrete”, tha ajo.

Administrata e tanishme amerikane, ku bën pjesë Harris, ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, si kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trump si president ka qenë dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Për analistët në ShBA, situata nuk do të jetë aq e thjeshtë, megjithatë. Fillimisht, me luftën në Ukrainë, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe kontestin territorial në Detin e Kinës Jugore, Kosova nuk do të depërtojë lart në agjendë, sipas tyre.

Frank Wisner, ish-emisar i ShBA-së për statusin e Kosovës, tha për programin Expose të Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se problemi më i madh i Kosovës është mosmarrëveshja me Serbinë, e cila vazhdon të mos ia njohë pavarësinë, edhe gati 17 vjet pas shpalljes.

Wisner nuk pret ndonjë lëvizje në këtë drejtim, nëse Harris zgjidhet presidente.

David Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbias, ndan pikëpamje të ngjashme për Harrisin, pasi nuk pret ndonjë veprim domethënës prej saj në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, për Trumpin, pritshmëritë janë dukshëm më shqetësuese.

Të dy ekspertët druajnë se qasja e tij “transaksionale” mund të çojë në pasoja të paparashikueshme dhe potencialisht të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.

Wisner nuk e përjashton mundësinë që Trump ta eksplorojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejtë për konfliktin e saj të vazhdueshëm me Serbinë, duke e kujtuar një marrëveshje për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, përgjatë vijave etnike, e përfolur në vitin 2020, gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit.

Phillips tha, po ashtu, se Trump e sheh ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejtë për marrëdhëniet e saj të trazuara etnike dhe kjo, sipas tij, jo vetëm se do ta destabilizonte Kosovën, por do ta hapte Kutinë e Pandorës edhe në shtete të tjera multietnike të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina apo Serbia.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

TAGGED: #Donika Gërvalla, #ShBA, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Ja pse Lista “Srpska” e fitojë duelin me KQZ-në, e fitojë politikisht dhe juridikisht

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Kurti: Një grua u vra mizorisht, drejtësia të veprojë
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
Bugajski: Beogradi po prodhon një luftë tjetër ballkanike”
Intervenimi në zemër, Musliu: Do operohem jashtë, po tërhiqem përkohësisht nga puna
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?