By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë
November 15, 2025
Kurti pas fitores: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim
November 15, 2025
Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026, presidentja Osmani feston fitoren
November 15, 2025
Rama mbështet protestën në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së
November 15, 2025
Kosova bën historinë, afrohet me kualifikimin në Kupën e Botës
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale
Rajon / Botë

Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale

Kosova Times
Last updated: 2024/11/04 at 7:02 PM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, e gjithë vëmendja do të jetë kthyer tek shtatë shtetet të ashtuquajtura “fushëbetejë elektorale”, të cilat pritet të përcaktojnë rezultatin e garës elektorale të këtij viti. Megjithëse disa nga këto shtete fushëbetejë janë zhvendosur politikisht gjatë viteve, shteti i pavendosur i Nevadës ka votuar vazhdimisht për të dyja palët.

Nevada, me popullsi prej 3.1 milionë banorësh, njihet më shumë ndoshta për Las Vegasin, qytetin më të famshëm të saj.

“Është disi paradoks. Dua të them se shihet ndoshta si një shtet liberal në një kuptim, pasi ishte shteti i parë që vendosi divorcin pa pasur nevojë për të paraqitur arsyen përse. Lejon lojërat e fatit në disa qarqe, lejon prostitucionin, por ka edhe prirjen për të qenë shumë, shumë konservator në disa drejtime”, thotë Thom Reilly, nga Universiteti i Arizonas.

Nevada ka votuar vazhdimisht për republikanët nga fundi i viteve 1960 deri në fillim të viteve 2000. Por tashmë, gati një e treta e votuesve në Nevada janë të regjistruar si votues të pavarur. Pra janë më shumë se të regjistruarit si demokratë apo republikanë. Të dhënat rishtazi tregojnë se ky shtet luhatet rregullisht midis dy partive politike. Ndërsa demokratët kanë fituar për zgjedhjet presidenciale, republikanët kanë dominuar në zgjedhjet për guvernatorin.

“Nevada është një shtet i vërtetë fushëbeteje. Është një vend ku rezultati është gjithnjë shumë i afërt dhe ku partitë kanë marrë me radhë kontrollin e postit të guvernatorit, dhe që janë shkëmbyer për fitoren në zgjedhjet presidenciale”, thotë Ken Miller nga Universiteti i Las Vegasit.

Nevada quhet Shteti i Argjendtë. Ky emërtim e ka origjinën në vitin 1859, kur atje u zbulua një depozitë e madhe argjendi.

Popullsia është trefishuar që nga viti 1980, me një rritje prej 35% në periudhën 2000-2010.

Shumë nga banorët e rinj janë nga Kalifornia që është përgjithësisht liberale. Mbi 100 mijë persona janë zhvendosur nga Kalifornia për në Nevada në periudhën 2020-2023.

“Ajo që ka ndodhur është se Qarku Clark, pjesë e të cilit është Las Vegasi, ka tashmë 72% të popullsisë së shtetit. Pra, Nevada që ishte dikur një shtet rural është bërë tashmë një shtet urban i Perëndimit”, thotë Ken Miller, nga Universiteti i Las Vegasit.

Megjithë rritjen e madhe të popullsisë, Nevada vazhdon të jetë një shtet i dominuar nga klasa punëtore dhe shumë banorë vazhdojnë të bëjnë punë krahu.

“Jemi më shumë shtet punëtorësh dhe kjo do të thotë se do të jenë çështjet më praktike si rrogat, papunësia, kostoja e strehimit, apo inflacioni në përgjithësi, do të kenë rëndësi.. Pra gjëra si çmimet e karburantit dhe të gjitha gjërat që ndikojnë më shumë tek njerëzit këtu në Nevada se në shtete të tjera”, thotë zoti Miller.

“Janë çështjet e kostove, janë të drejtat riprodhuese dhe është emigracioni”, thotë eksperti Reilly.

Kur të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, banorët e Nevadës do të votojnë gjithashtu edhe për nismën ligjore për të garantuar të drejtën për abort në këtë shtet.

“Propozimet për abortin që janë në fletëvotim në disa shtete, si dhe çështja e abortit në përgjithësi, tashmë është dëshmuar si një motivim i madh për pjesëmarrjen në zgjedhjet e mëparshme. Dhe unë mendoj se kjo nuk do të ndryshojë”, thotë Rebecca Gill, nga Universiteti i Las Vegasit.

Por zgjedhjet ende mund të përcaktohen nga çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë për banorët e Nevadas.

“Nuk duhet të nënvlerësojmë mundësinë që Trumpi të fitojë në Nevada. Mendoj se Trumpi po perceptohet si një kandidat që nuk ka gjasa ta fitojë Nevadën thjesht sepse ai nuk ka fituar dy herët e fundit. Nuk do ta përjashtoja rëndësinë e çështjeve ekonomike si vendimmarrje për votuesit në këtë shtet”, thotë zoti Miller.

You Might Also Like

Mijëra maqedonas dalin në rrugë për vdekjen e 63 personave në një diskotekë: Ata janë të pakënaqur me hetimin

Ai luftoi për të çliruar Odesën nga “bota ruse”. U qëllua në shpinë nga një vrasës me pagesë

Stuhia përshkon Evropën, tornado në Portugali. Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur

Ukraina Goditet Thellë: Rafineria e Naftës Ryazan në Flake

Trump për luftën në Ukrainë: Është një masakër, shpresoj të mbarojë së shpejti

TAGGED: #Nevada, #ShBA
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

110 vjetori i Pavarësisë, bashkon sot kuvendarët e Kosovës e Shqipërisë

Kosova Times Kosova Times November 27, 2022
Maqedonci: Sakrifica e familjes Haradinaj mesazh i qartë që Kosova nuk do të gjunëzohej përballë askujte familjes
Bloomberg: Zelensky është gati të zbusë pozicionin e tij për negociatat me Rusinë dhe të përgatitet për përfundimin e luftës
Arrestohen dy të dyshuar për narkotikë në Prizren
Autoritetet ruse zhdukin zjarrin masiv të dukshëm nga hapësira në Krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?