By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje
September 17, 2025
Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës
September 17, 2025
Pula me kërpudha sipas kësaj recete është gati në pak minuta dhe e butë si gjalpi
September 17, 2025
Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës
September 17, 2025
Oriz me spinaq dhe kungulleshka
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Nuk është përmirësuar mjaftueshëm situata e ndihmës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA: Nuk është përmirësuar mjaftueshëm situata e ndihmës në Gazë
Rajon / Botë

ShBA: Nuk është përmirësuar mjaftueshëm situata e ndihmës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 12:36 AM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Izraeli i ka ndërmarrë disa hapa për ta lehtësuar qasjen në ndihma për Gazën, por deri tani nuk ka arritur ta përmirësojë shumë gjendjen humanitare në enklavën palestineze, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Administrata e presidentit Joe Biden i tha Izraelit në një letër më 13 tetor se kishte 30 ditë për të ndërmarrë hapa specifikë për ta adresuar krizën e rëndë humanitare në Gazë.

Gaza është rrënuar si pasojë e luftës tokësore dhe ajrore të Izraelit gjatë një viti, e cila, sipas Izraelit, ka për qëllim çrrënjosjen e militantëve të Hamasit.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Punonjësit e ndihmës dhe zyrtarët e OKB-së thonë gjendja humanitare në Gazë vazhdon të jenë e rëndë.

“Deri sot, situata nuk ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. E kemi parë një rritje në disa aspekte. Kemi parë një rritje në numrin e kalimeve kufitare të hapura. Por, nëse i shihni kërkesat e përcaktuara në letër, ato nuk janë përmbushur”, tha Miller.

Miller tha se rezultatet deri tani nuk janë “mjaftueshëm të mira”, por theksoi se periudha 30-ditore nuk ka përfunduar ende.

Ai nuk pranoi të thoshte se me çfarë pasojash do të përballej Izraeli, nëse nuk do t’i zbatojë kërkesat.

“Ajo që mund t’ju them është se cfarë do të bëjmë se është ta respektojmë ligjin”, tha ai.

Uashingtoni, furnizuesi kryesor me armë i Izraelit, shpesh ka shtyrë Izraelin t’i përmirësojë kushtet humanitare në Gazë, prej kur filloi lufta me Hamasin, pas sulmeve të grupit militant palestinez më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit.

Në letrën e 13 tetorit, e dërguar nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, thuhet se dështimi për të treguar angazhim të qëndrueshëm për zbatimin e masave për qasje në ndihmë, mund të ketë pasoja për politikën dhe ligjin amerikan.

Seksioni 620i i Aktit të Ndihmës së Jashtme të SHBA ndalon ndihmën ushtarake për vendet që pengojnë ofrimin e ndihmës humanitare amerikane.

Izraeli njoftoi të hënën se do ta shkëpusë marrëveshjen me agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezët (UNRWA), duke cituar akuza se disa punonjës të UNRWA kishin lidhje me Hamasin.

Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, tha se Izraeli e ka kufizuar futjen e kamionëve të ndihmës në Rripin e Gazës në mesatarisht 30 kamionë në ditë, që është numri më i ulët pas një kohe të gjatë.

You Might Also Like

Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje

Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës

Momenti kur nje grup me hanxhar, thika dhe shkopinj metalikë shpërthejnë në përleshje jashtë dyqanit të qebapeve

Shikoni se si e priti Mbreti Charles Trumpin

Kremlini ka rritur ndjeshëm shpenzimet e tij për “fuqinë e butë” jashtë vendit

TAGGED: #Gazë, #Ndihma, #ShBA
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza takohet me Ramën: “Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, ma mirë janë të gjithë shqiptarët”

Kosova Times Kosova Times November 27, 2024
Analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Dhjetëra dronë sulmuan katër rajone të Rusisë
Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur
Dodik: Nuk do t’i pranojë vendimet e Schmidt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?