Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiç i Madh.
Policisë së Kosovës ka njoftuar se 6 të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona.Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e policisë.