By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani i dënon me vdekje tre persona për vrasjen e shkencëtarit bërthamor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani i dënon me vdekje tre persona për vrasjen e shkencëtarit bërthamor
Rajon / Botë

Irani i dënon me vdekje tre persona për vrasjen e shkencëtarit bërthamor

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 4:16 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Gjyqësori i Iranit ka thënë të martën se tre njerëz janë dënuar me vdekje nga një gjykatë e shkallës së parë për vrasjen e kryeshkencëtarit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh. Teherani thotë se ai ishte vrarë në një operacion të orkestruar nga Izraeli.

“Dënimi i këtyre tre njerëzve u shqiptua në Gjykatën Revolucionare të Urmias. Ata u dënuan me vdekje në fazën fillestare dhe rasti është tani në fazën e apelit”, tha Asghar Jahangir, zëdhënës i gjyqësorit të Iranit, në një konferencë në Teheran.

Urmia është një qytet në provincën veriperëndimore të Iranit, Azerbajxhani Perëndimor, e cila ndodhet afër kufijve me Turqinë dhe Sirinë.

Dënimi i tre personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në rritje, për shkak të konflikteve në Gazë dhe në Liban.

Izraeli është fajësuar edhe për vrasjen e së paku katër shkencëtarëve të tjerë iranianë, të cilët dyshohej se punonin në programin bërthamor ushtarak të Teheranit.

Fakhrizadeh, i njohur si babai i programit bërthamor të republikës islamike, ka qenë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij në kërkimet bërthamore të Iranit, ndërsa Izraeli e akuzoi atë më 2018 se ishte arkitekt i përpjekjeve të Iranit për ta zhvilluar një armë bërthamore.

“Pas disa hetimeve, tre prej tetë njerëzve të arrestuar në provincën e Aerbajxhanit Perëndimor, u akuzuan se spiunuan për regjimin okupues, Izrael”, tha Jahangir, duke shtuar se rasti ka shkuar tani në “fazën e apelimit”.

Jahangir tha se rasti kundër të pandehurve të tjerë është duke vazhduar.

Fakhrizadeh u vra në një pritë kur po udhëtonte me veturë në qytetin e tij Absard, afër Teheranit, më 27 nëntor 2020.

Irani e fajësoi Izraelin, derisa sugjeroi se edhe Shtetet e Bashkuara kishin rol të drejtpërdrejtë apo indirekt në vrasjen e tij.

Rrethanat e sulmit mbesin të paqarta.

Raportet fillestare menjëherë pas vrasjes sugjeruan se Fakhrizadeh u sulmua nga një kamion plot me eksplozivë, disa persona të armatosur dhe një sulmues vetëvrasës.

Vetëm disa ditë më vonë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të vendit (IRGC) ofroi një përshkrim ndryshe të ngjarjes, duke thënë se një mitraloz i pajisur me një “sistem të zgjuar të kontrolluar nga sateliti” që përdorte “inteligjencë artificiale” u përdor në vrasjen e shkencëtarit, ndërsa gruaja e tij, e cila po udhëtonte me të, mbeti e padëmtuar.

Izraeli nuk ka komentuar mbi vrasjen e Fakhrizadehut.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Iran, #Mohsen Fakhrizadeh
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kaos ne Serbi-pamje të frikshme: Ibri merr gjithe shtepine?! (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times January 20, 2023
Dy çështje të mëdha gjeopolitike në qendër të takimit të ministrave në Strasburg, BE: Marrëdhëniet me Kinën “të rikalibrohen”
Zemaj: VV nuk po lejon respektimin e vendimit të Kushtetueses
Kurti priti në takim studentët përfitues të skemave të bursave
AGK-ja shpreh shqetësim lidhur me situatën financiare në RTK
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?