Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se kryeqyteti është pajisur edhe me 2000 kontenjerë.
“Prishtina po vazhdon përmirësimin e infrastrukturës së saj për një mjedis më të pastër e më të organizuar! Me një kontingjent të ri prej 2000 kontenjerëve që sapo kanë mbërritur, kryeqyteti do të ketë mundësi më të mira për menaxhimin e mbeturinave dhe për të siguruar një qytet të pastër për të gjithë”, ka theksuar ai.
Zogaj ka theksuar se “ky është një hap tjetër në drejtim të krijimit të një Prishtine më të gjelbër, ku qytetarët dhe vizitorët mund të gëzojnë hapësira publike më të pastra”.
“Ndaj, faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin e tyre dhe për angazhimin në mbajtjen e pastërtisë në qytetin tonë”, ka thënë Zogaj.