Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar edhe sot pamje të reja nga, si e quan ai, Ura e Madhe e Veriut. Rama tha se kjo është një shëmbëlltyrë e ambicies për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë.

 

Kryeministri Rama, në një postim në Facebook, shkruan se kjo urë solli një realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030.

Me Urën e Madhe të Veriut, një shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjën e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030, ju uroj një ditë të mbarë.

Ndryshe, Ura e Kukësit 330 metra e gjatë, ka kushtuar 35 milionë euro. Ajo ka një arkitekturë të veçantë prej çeliku dhe plotëson Rrugën e Kombit.