By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 maj
May 15, 2025
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmi i Izraelit ia ka dobësuar Iranit kapacitetet mbrojtëse dhe sulmuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmi i Izraelit ia ka dobësuar Iranit kapacitetet mbrojtëse dhe sulmuese
Rajon / Botë

Sulmi i Izraelit ia ka dobësuar Iranit kapacitetet mbrojtëse dhe sulmuese

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 4:01 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Teherani veproi shpejt për ta minimizuar ndikimin e sulmit të Izraelit në objekte të rëndësishme ushtarake në tokën iraniane më 26 tetor.

Megjithatë, pamjet satelitore tregojnë se Izraeli ia ka degraduar Teheranit kapacitetet e prodhimit raketor dhe ato të mbrojtjes ajrore, thonë analistët.

Fabian Hinz, nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike me bazë në Londër, tha se Izraeli i ka dhënë “një goditje të fortë” aftësive të Iranit për të prodhuar raketa balistike me rreze të gjatë veprimi.

Aftësia për t’i vazhduar sulmet me rreze të gjatë

Më 1 tetor, Irani e kreu sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj Izraelit, duke i shkrepur gati 200 raketa balistike drejt armikut të vet të përbetuar. Një duzinë e atyre raketave, të drejtuara kryesisht drejt objekteve ushtarake, depërtuan përtej mbrojtjes së frikshme të Izraelit.

Synimi i hakmarrjes së Izraelit më 26 tetor ishte ta pengojë prodhimin e raketave balistike me lëndë djegëse të ngurtë nga Irani, të cilat ishin përdorur nga Teherani gjatë sulmit. Këto armë “janë shqetësimi kryesor i Izaelit”, sipas Hinz.

Për hedhjen e raketave me lëndë djegëse të ngurtë nevojiten më pak njerëz dhe pak kohë për t’u përgatitur, krahasuar me raketat me lëndë djegëse të lëngshme, shpjegon Hinz. Kjo i bën ato të përsosura për të shkrepur breshëri predhash të njëpasnjëshme.

Izraeli i goditi objektet për prodhimin e raketave përreth Teheranit, përfshirë kompleksin ushtarak Parchin, bazën ushtarake Khojir, zonën raketore Shahrud dhe një fabrikë në Zonën Industriale Shamsabad.

Jeremy Binnie, specialist i mbrojtjes për Lindjen e Mesme në kompaninë e inteligjencës globale, Janes, thotë se dëmi i plotë që u është shkaktuar objekteve është ende i paqartë.

Por, ai shtoi se me gjasë Izraeli donte ta parandalonte Iranin nga vazhdimi i sulmeve me raketa me rrezë të gjatë veprimi, posaçërisht duke pasur parasysh numrin e raketave që i nevojitet për ta thyerë mbrojtjen e frikshme ajrore të Izraelit.

“Izraelitët mbase nuk e dinë saktësisht sa raketave balistike i ka [Irani] me rrezen e nevojshme të veprimit, por ata janë përpjekur ta kufziojnë aftësinë e tij për t’i rimbushur rezervat”, tha Binnie.

I dobësuar në mbrojtje dhe në sulm?

Synimi i Izraelit ishte gjithashtu të dobësonte aftësinë e Iranit për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore, pasi goditi radarët e tij dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, S-300, të prodhuara nga Rusia.

Tri sisteme S-300 janë shkatërruar gjatë sulmit izraelit, sipas disa raportimeve të pakonfirmuara që cituan zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

“S-300-at janë kapaciteti më i fuqishëm i mbrojtjes ajrore të Iranit, prandaj, goditja e tyre përsëri vë në pah paaftësinë e Iranit për t’u mbrojtur dhe i jep Forcës Ajrore të Izraelit më shumë liri veprimi në të ardhmen”, tha Binnie.

Imazhet satelitore treguan gjithashtu se të paktën dy sisteme radarësh – një në provincën perëndimore të Ilamit dhe një tjetër në provincën jugperëndimore të Khuzestanit – janë goditur.

Radarët janë pjesë thelbësore e sistemit iranian për paralajmërimin e hershëm të sulmeve, tha Hinz për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë. Rrëzimi i tyre, shtoi ai, do të thotë se Izraeli ka “dëmtuar edhe më shumë aftësinë e Iranit për t’i rezistuar çdo sulmi ajror, duke e bërë atë më të cenueshëm”.

Fox News citoi një zyrtar të mbrojtjes të SHBA-së që tha se radarët kishin gjithashtu një qëllim ofensiv dhe janë përdorur nga Irani për të gjurmuar raketat balistike pas lëshimit për të vlerësuar trajektoret e tyre dhe për të bërë korrigjime në kursin e tyre, nëse është e nevojshme.

Binnie tha se “kjo do të ishte e pazakontë, por mund të shpjegojë se si [Irani] ka arritur një nivel mjaft të lartë saktësie me raketat e tij balistike – megjithëse jo aq të mirë sa për të shkaktuar dëme të rëndësishme”.

Një avion luftarak izraelit niset nga një vend i pazbuluar në Izrael.
Një avion luftarak izraelit niset nga një vend i pazbuluar në Izrael.

Ndikimi ndaj hakmarrjes iraniane

Ka raportime të shumta se Teherani po mendon të hakmerret ndaj Izraelit, teksa shkalla e dëmeve të shkaktuara nga sulmi izraelit i 26 tetorit po bëhet gjithnjë e më e qartë.

Duke qenë se Irani ka pësuar dëme në kapacitetet mbrojtëse dhe sulmuese, ekspertët thonë se nuk është e qartë nëse Teherani mund të kryejë një tjetër sulm të madh kundër Izraelit.

Binnie tha se vendosja e sistemit të avancuar kundërajror THAAD nga SHBA-ja në Izrael, do ta “ndryshojë më tej ekuilibrin në favor të [Izraelit]”.

Mediat, duke cituar burime izraelite, thonë se Irani po përgatitet ta kryejë një sulm ajror ndaj Izraelit duke përdorur grupet militante shiite të mbështetura nga Teherani në Irak. Kjo lë të kuptohet se republika islamike shpreson se përfaqësuesit e saj të bartin peshën kryesore të një përgjigjeje të mundshme izraelite.

You Might Also Like

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

TAGGED: #Iran, #Sulm izraelit
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Drita dhe Dukagjini ndahen baras, gjilanasit humbën penallti në fund

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk miraton Ligjin për amnisti
Kapiteni i Dardanëve në formacionin e javës në Serie A
ASK: Çmimet në korrik u rritën për 2.2% krahasuar me vitin e kaluar
Biden do t’i kërkojë Kongresit 60 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?