Vushtrria është lokalitet antik, mesjetar dhe bashkëkohor që gjatë historisë, ka luajtur rol të rëndësishëm në pikëpamje ekonomike, politike dhe qytetëruese. Gjatë historisë, Vushtrria ka pasur emërtime të ndryshme të cilat janë të njohur edhe në ditët e sotme.
Vushtrria, veçohet edhe për monumentet e trashëgimisë kulturore të cilat janë gjurmë e një qyteti të lashtë dhe me vlera.
“Gjykuar nga disa historian dhe nga burime të ndryshëm historike si fillesë qyteti më i vjetër në Kosovë quhej Viciana. Në bazë të botimeve, autorë të ndryshëm vlerësojnë se qyteti para 200 vjetësh është quajtur Viciana”, ka theksuar Izet Myftari për RTK.
Myftari ka treguar shumë çka për historinë dhe emërtimin e Vushtrisë.