By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prezantuesi i Fox News pas takimit Trump-Mamdani: Mendoj se Vance është xheloz
November 22, 2025
AFP llogarit se sa territor do të duhej të dorëzonte Ukraina pa luftë
November 22, 2025
Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara
November 22, 2025
Sekuestrohen 20 euro dhe 1.000 franga të falsifikuara që u deponuan në Pejë
November 22, 2025
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I jepet lamtumira e fundit motrës Drita Krasniqi, kryeinfermiere në Spitalin e Pejës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I jepet lamtumira e fundit motrës Drita Krasniqi, kryeinfermiere në Spitalin e Pejës
Lajme

I jepet lamtumira e fundit motrës Drita Krasniqi, kryeinfermiere në Spitalin e Pejës

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 8:05 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Dje, më 5 nëntor 2024, pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 64-vjeçare, kaloi në amshim motra e rregullit Vinçencian, motra Drita (Ndrecë) Krasniqi, e lindur më 15 prill 1960 në Nepolje.

Ishte një motër e përkushtuar ndaj thirrjes së saj si anëtare e Kongregatës së Bijave të Dashurisë së Krishterë, motra Drita i qëndroi besnike Zotit dhe misionit të saj për 43 vite. Duke vepruar me përkushtim të thellë shpirtëror si motër nderi, ajo shërbeu për shumë vite edhe në Kishën e Zllakuqanit, një vend i nderuar për banorët e Lugut të Drinit në Klinë. Për shumë vite pas luftës, ajo punoi si kryeinfermiere në repartin e ortopedisë në Spitalin e Pejës duke kujdesur me dhembshuri e dashuri për pacientët dhe duke qenë gjithmonë pranë të sëmurëve dhe nevojtarëve.

Në rolin e saj si kryeinfermiere, motra Drita u bë një shembull i përkryer për të gjithë. E njohur për përshpirtërinë, përkushtimin, durimin dhe përulësinë me të cilën trajtonte çdo detyrë, ajo mbeti një figurë e dashur madhore dhe e respektuar si motër nderi e rregullit Vinçensian dhe profesioniste e përkushtuar në fushën e shëndetësisë. Kujtimi i saj do të mbetet një dëshmi e përjetshme e dashurisë dhe kujdesit për të tjerët.

Nderimet dhe homazhet për motrën e ndjerë Drita u mbajtën sot, më 6 nëntor 2024, në Kishën Katolike Shën Katarina në Pejë, duke filluar nga ora 10:00-12:00. Të afërmit, motrat e kongregatës dhe besimtarë të shumtë nga Lugu i Drinit (Zllakuqani, Klina etj.), Lugu i Baranit (Nepolja, Gllogjani etj.) të Pejës dhe Dukagjini u mblodhën për të nderuar kujtimin e saj dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke kujtuar shpirtin e saj fisnik dhe kontributin që la pas në shërbim të komunitetit shqiptar dhe përtej.

Në orën 12:00 u mbajt mesha e përshpirtshme e dritës, e koncelebruar nga imzot Dodë Gjergji, don Lenc Sopi, famullitari i Kishës Katolike në Pejë, dhe meshtarë të tjerë të Dioqezës së Kosovës. Gjatë meshës, ipeshkvi Dodë Gjergji dhe don Lenci e kujtuan jetën e saj të ndritur dhe dedikimin e palodhur për të ndihmuar të tjerët. Fjalët dhe lutjet për të ndjerën përshkruan një shpirt të pastër, një motër të përkushtuar dhe një profesioniste të shquar, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë njerëzve.

Në përfundim të ceremonisë, motra Drita u përcoll me nderime për në banesën e përjetshme. Ceremonia e varrimit u drejtua nga don Lenc Sopi, ndërsa me një fjalë përkujtimore morën pjesë edhe don Lush Sopi dhe një anëtar i familjes Krasniqi, të cilët shprehën dhimbjen dhe nderimin për jetën dhe veprën e saj.

Kujtimi për të qoftë i paharruar dhe shpirti i saj i bardhë le të pushojë në paqe, duke mbetur përjetë si një shembull i dashurisë dhe përkushtimit njerëzor. Pushoftë në paqe!

You Might Also Like

Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara

Sekuestrohen 20 euro dhe 1.000 franga të falsifikuara që u deponuan në Pejë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes

Trafiku Urban’: Qarkullimi i autobusëve rrezikon të pezullohet plotësisht

TAGGED: #Lekë Mrijaj, #Motra Drita Krasniqi
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
KulturëLajme

`Shkodra Elektronike` `shndrit` Kalanë e Rozafës

Kosova Times Kosova Times August 9, 2025
Zvicra dhe Serbia në një grup në Ligën e Kombeve
AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës
Rusia thotë se avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit të saj
Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në një motel në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?