By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Muri i Kaltër” përcaktoi zgjedhjet presidenciale amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Muri i Kaltër” përcaktoi zgjedhjet presidenciale amerikane
Rajon / Botë

“Muri i Kaltër” përcaktoi zgjedhjet presidenciale amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 1:43 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

“Muri i Kaltër” doli në pah teksa ish-presidenti Donald Trump triumfoi në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ekspertët thanë se shqetësimet për imigracionin dhe kostot e larta të jetesës qenë faktorë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.

Sfidueses demokratike të tij, nënpresidentes në largim Kamala Harris, i duhej të fitonte shtet kyç të luhatshme, Miçiganin, Uiskonsinin dhe Pensilvaninë, të njohura si shtete të “Murit të Kaltër”, sepse janë bastione tradicionalisht “të kaltra” apo demokratike.

Por, brenda pak orësh, kanali televiziv amerikan Fox News u bë i pari që shpalli Trumpin fitues në Pensilvani dhe në Uiskonsin, që nënkuptonte se ai kishte vota të mjaftueshme elektorale për të shpallur fitoren në mbarë vendin. Harris, e cila duhej të fitonte në të tri shtetet e “Murit të Kaltër” për të siguruar presidencën, ishte në disavantazh dhe në Miçigan.

“Duket se, për të tretat zgjedhje rresht, sondazhet e kanë nënvlerësuar mbështetjen për Trumpin”, ka thënë profesori i Kolegjit Juridik të Universitetit Shtetëror të Miçiganit, Brian Kalt, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, para se rezultatet të diheshin.

Disa ekspertë lanë hapësirë për një proces të zgjatur në rast se ndonjëra palë kërkon rinumërim apo hetime për vlefshmërinë e votave të hershme, disa prej të cilave ende po mbërrijnë me postë.

Peter Skerry, profesor i shkencave politike në Kolegjin e Bostonit, ka thënë se të dyja palët – demokratët dhe republikanët – janë të përgatitura për të kontestuar një rezultat që s’është në favorin e tyre, dhe se “ka shumë mundësi që këto [zgjedhje] do të zvarriten”.

Shpallja e rezultateve në disa shtete të luhatshme, si shteti perëndimor Nevada, pritet të vonohet. Rebecca Gill, profesoreshë e asociuar e Shkencave Politike në Universitetin e Nevadës, në Las Vegas, ka thënë, para se mediat të fillonin të raportonin se Trump ishte drejt fitores, se fletëvotimet e dërguara me postë pritet të monitorohen me kujdes të shtuar.

“Në zgjedhjet e mëhershme, kjo nuk ka pasur shumë rëndësi, sepse margjina e fitores ishte më e madhe sesa numri i fletëvotimeve me postë”, ka thënë Gill. “Nuk dihet nëse kështu do të ndodhë edhe këtë herë”.

Në fund, votuesit amerikanë u dukën më të brengosur nga çështjet e brendshme, pavarësisht sugjerimeve para zgjedhjeve se qëndrimet e kandidatëve karshi konflikteve në Lindjen e Mesme, luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe marrëdhënieve të Uashingtonit me Kinën mund të ishin faktorë të mëdhenj në përcaktimin e fituesit.

Politika e jashtme “nuk ishte fare temë e rëndësishme”, ka thënë Skerry, duke theksuar se kjo është e zakonshme në zgjedhjet presidenciale amerikane. “Ajo që ka rëndësi është imigracioni dhe kostoja e jetesës”.

Gill ka thënë se çështja e të drejtave riprodhuese, teksa votuesit në 10 shtete vendosën për të futur të drejtat për abort në kushtetutat e shteteve të tyre, ishte motivues i madh për gratë për të votuar, pavarësisht përcaktimit partiak.

Para zgjedhjeve, shumë votues dhe politikanë shprehën frikën e tyre se mund të ketë dhunë politike pas përfundimit të procesit të votimit, veçanërisht në rast të një gare të ngushtë.

Skerry ka thënë se të dyja palët janë “të përgatitura” për dhunë të mundshme, dhe se Shtetet e Bashkuara po përjetojnë “një periudhë të tensionuar dhe të rrezikshme, pa dyshim”.

Gill ka thënë se situata “ka qenë shumë e tensionuar” dhe ka theksuar se autoritetet në disa shtete, përfshirë shtetet e luhatshme Xhorxhia dhe Miçigan, kanë raportuar për kërcënime me bomba, që iu faturuan Rusisë.

Por, Gill ka thënë se ajo “nuk është në dijeni për incidente të shumta dhune” gjatë votimeve, dhe se opsionet alternative të votimit, si votimi i hershëm, kanë reduktuar radhët e gjata në vendvotime, të cilat mund të kishin rritur mundësinë e konfliktit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Muri i Kaltër, #ShBA
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump anulon pushimet për shkak të bisedimeve Ukrainë-Rusi

Kosova Times Kosova Times August 20, 2025
AP: Ushtria amerikane akuzoi Federatën Ruse se po përpiqet të “largojë” SHBA-në nga Siria
Analistët: Kosova po bën hapa përafrues për t`u bërë anëtare e NATO-s
Vuçiq: Njëfarë marrëveshjeje është arritur
Hamza takon veteranët e UÇK-së, premton rritje pensionesh për ta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?