By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 janar 2026
January 17, 2026
Ilaçi për kancerin e prostatës që ‘zgjat jetën’ do të jetë i disponueshëm në Angli
January 16, 2026
Gaza: Çarmatimi i Hamasit një “gjemb” – ultimatumi i ri i Trumpit
January 16, 2026
Trump: Po diskutojmë për Groenlandën me NATO-n – Unë vetë vendosa të mos e sulmoj Iranin
January 16, 2026
Ministria e Brendshme po përdor paratë e BE-së për të blerë pajisje nga kompanitë ruse nën sanksionet e BE-së
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita në Gjeorgji i vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Opozita në Gjeorgji i vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve
Rajon / Botë

Opozita në Gjeorgji i vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 5:42 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Opozita në Gjeorgji ka protestuar të mërkurën për ditën e katërt me radhë kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, pretendon se i fitoi, pavarësisht nga dyshimet për manipulim të madh.

Opozita, e cila nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, ka katër ditë radhazi që proteston në Tbilisi, pasi partia e miqësuar me Moskën, Ëndrra Gjeorgjiane, tha se i fitoi 54 për qind të votave.

As presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se ka pasur manipulime të mëdha dhe ndërhyrje nga Rusia.

Protesta në Tbilisi të mërkurën u mbajt pasi një gjykatë në qytetin qendror të Gorit, më 6 nëntor, e hodhi poshtë një kërkesë nga vëzhguesit e zgjedhjeve për anulimin e rezultateve në disa qendra votimi në qytet, ku u gjetën shkelje të fshehtësisë së votës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit.

Një koalicion i organizatave vëzhguese, i njohur si Zëri Im, paraqiti një kërkesë në gjykatën e Gorit kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar anulimin e rezultateve në 14 qendra votimi të qytetit ku ishin dokumentuar shkelje.

Zëri Im ka thënë se vëzhguesit e tij, nga 1.131 qendra votimi raportuan më shumë se 900 raste të shkeljeve të procedurave zgjedhore.

Por, gjyqtarja Nino Gogatishvili e hodhi poshtë kërkesën gjatë një seance që zgjati pesë orë, duke nxitur përfaqësuesit e Zërit Tim të deklarojnë se do të ankohen ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë, qindra njerëz u mblodhën pranë Gjykatës së Apelit, ku po dorëzohen ankesat ndaj vendimeve të gjykatave më të ulëta që kanë refuzuar kërkesat për anulimin e votave për shkak të manipulimit.

Udhëheqësit e opozitës nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancat e Gjykatës së Apelit, gjë që i nxiti ata të protestonin pranë ndërtesës.

Në Tetritskaro, gjyqtari Vladimir Kuchua vendosi në favor të ankesës së ngritur nga një grup qytetar, i quajtur Shoqata e Avokatëve të Rinj, duke e anuluar rezultatin në 30 qendra votimi, bazuar në provat e paraqitura nga grupi.

KQZ e sfidoi vendimin e tij, duke e cilësuar të pabazuara, dhe kjo e nxiti opozitën t’i drejtohet Gjykatës së Apelit.

Kuchua është vlerësuar nga opozita si një gjyqtar i rrallë dhe i guximshëm që i kundërvihet Ëndrrës Gjeorgjiane, e cila është në pushtet që nga viti 2012.

Nika Melia, një nga liderët e Koalicionit për Ndryshim, ka thënë se demonstratat do të vazhdojnë në kërkim të zgjedhjeve të reja.

You Might Also Like

Gaza: Çarmatimi i Hamasit një “gjemb” – ultimatumi i ri i Trumpit

Trump: Po diskutojmë për Groenlandën me NATO-n – Unë vetë vendosa të mos e sulmoj Iranin

Ministria e Brendshme po përdor paratë e BE-së për të blerë pajisje nga kompanitë ruse nën sanksionet e BE-së

Në gadishullin rus ranë katër metra borë, më e larta në dekadat e fundit

Gruaja iraniane me cigare dhe foto të Ajatollah-ut bëhet simbol i protestës

TAGGED: #Gjeorgji, #Opozita, #Protestë, #Zgjedhje
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zbuluan mbi 18 pamje të rojes dhe të burgosurit femër në Britani. Gjykata e dënoi me burg

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Axhenda ndërkombëtare
Medvedev kercenon me lufte bërthamore: “Nëse kjo ndodh, ne do të sulmojmë Uashingtonin, Berlinin ose Londrën”
Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin
Bletët dhe qentë mund ta zbulojnë kancerin më shpejt se pajisjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?