By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përmbyllet certifikimi i zyrtarëve personalë të deputetëve të Kuvendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përmbyllet certifikimi i zyrtarëve personalë të deputetëve të Kuvendit
Lajme

Përmbyllet certifikimi i zyrtarëve personalë të deputetëve të Kuvendit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 5:56 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nën organizimin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), u zhvillua ceremonia përmbyllëse e certifikimit të pjesëmarrësve të Akademisë së Stafit të Grupeve Parlamentare (PCSA), përkatësisht të zyrtarëve personalë të deputetëve të Kuvendit.  

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillim të fjalës së tij, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës uroi z. Donald Trump për zgjedhjen e tij në mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke falënderuar NDI-në për mbështetjen e vazhdueshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetari Konjufca tha se për të pasur një Kuvend funksional është më se e nevojshme zhvillimi i kapaciteteve të deputetëve në përmbushjen e rolit të tyre kushtetues të ligjbërjes, të përfaqësimit dhe mbikëqyrjes. Pikërisht për këtë ai tha se në Rregulloren e re të Punës, të miratuar gjatë kësaj legjislature, është normuar e drejta e deputetëve për të angazhuar zyrtarë të lartë personalë në Kuvendin e Kosovës, duke ndërtuar kështu një sistem më të strukturuar të mbështetjes për ta.

Kryetari Konjufca shtoi se krahas rritjes së numrit të stafit mbështetës, është po ashtu me rëndësi të krijohen shërbime mbështetëse efikase, si element thelbësor për sigurimin e memories institucionale në Kuvend dhe që këto kapacitete mbështetëse të jenë të qëndrueshme.

“Më vjen mirë që pikërisht këtë e ka mundësuar edhe ky program njëvjeçar i trajnimeve të zhvilluara nga NDI, ku janë përfshirë sesione të veçanta duke filluar nga analiza buxhetore dhe ligjore deri tek komunikimi strategjik dhe administrimi i detyrave të përditshme në zyrë. Konsideroj që me përfshirjen e perspektivave gjithëpërfshirëse dhe një qasje praktike, kjo Akademi ka krijuar një mjedis që inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin e ndërsjellë mes pjesëmarrësve nga parti dhe komunitete të ndryshme”, tha kryetari Konjufca, duke shtuar se ky model i bashkëpunimit është një hap përpara drejt një Kuvendi më efektiv dhe më të hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Drejtorja e NDI-së për Kosovën, Nancy Soderberg, në adresimin e saj para të pranishmëve tha se ky program ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit që të kuptojnë proceset legjislative, buxhetore, hulumtuese dhe shumë segmente të tjera të punës në Kuvend.

Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer, duke përgëzuar pjesëmarrësit e kësaj Akademie, shprehu kënaqësinë për kontributin që USAID ka dhënë dhe vazhdon të japë në avancimin e proceseve demokratike në Kosovë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për ligjvënësit.

Pas fjalimeve, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer, dhe Ambasadorja Nancy Soderberg bënë ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit e këtij programi.

Pas fjalimeve, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer, dhe Ambasadorja Nancy Soderberg bënë ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit e këtij programi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Schieder: Shqipëria po e merr seriozisht rrugën drejt BE-së

Dita Botërore e Qyteteve

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Qeveria në detyrë miraton Projektbuxhetin 4 miliardësh, rriten pensionet

Kurti në Paris: Kosova, histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake humanitare

TAGGED: #Akademia e Stafit të Grupeve Parlamentare, #Certifikim
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton pakicat

Kosova Times Kosova Times January 8, 2025
Fitore të thella e gola të shumtë në ndeshjet e së dielës
Kurti: Së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova
Ministri Sveçla e njofton emisarin Peach se Kosova sfidohet në vazhdimësi nga faktorë të jashtëm
Fituesja e Nobelit në mesin e disa grave të lënduara në protestë në burgun iranian, thotë familja e saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?