Kryeministri Rama në Budapest ka thënë se edhe në mandatin e parë të Trumpit njerëzit thanë se NATO-ja do të dobësohet, por sipas kryeministrit, u forcua.

“Mendoj se ka pasur shumë ngazëllim, ndoshta jo në rrugën e duhur për rikthimin e mundshëm të Trumpit dhe kur ishte president në mandatin e parë të gjithë thanë se NATO-ja do të dobësohet, por u forcua. Ta shohim. SHBA-ja është SHBA-ja, nuk do të thotë se është keq për Evropën, ndoshta mund të jetë diçka e mirë për Evropën. Çka ndodh në SHBA nuk duhet ta shohim si shqetësim për ne”, ka thënë Rama.