Një grua ka mbetur e lënduar pas vetaksidentit në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Bëhet e ditur se vozitësja është përplasur dhe ka goditur një pompë derivatesh në këtë rrugë.
“Rreth orës 13:00 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.