By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jo rikthim i idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Jo rikthim i idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë Serbi
Lajme

Jo rikthim i idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 11:06 AM
Kosova Times Published November 8, 2024
Share
SHARE

Kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi mundësinë që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasje ndaj procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.  Strukturat e reja udhëheqëse të Komisionit Evropian të propozuara nga Presidentja Ursula Von Der Leyen, po kalojnë në procesin e dëgjimit në komisionet e Parlamentit Evropian para se emrat e propozuar të miratohen përfundimisht nga Parlamenti Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ia ka besuar ish-diplomates nga Sllovenia, Marta Kos, procesin e zgjerimit.

Kos u shpreh se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë në duart e përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe ky proces duhet të lëvizet përpara. “Është arritur shumë formalisht deri më tani në dialog. Kemi marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe presim që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë me implementim. Nëse gjërat nuk ecin, duhet të gjejmë një rrugë të re, tha Marta Kos”, duke cituar thënjen e Ajnshtajnit se “çmenduria është të vazhdosh të bësh të njëjtën gjë çdo ditë duke pritur rezultat tjetër”. Ajo tha se “dua të shoh rezultate të ndryshme, dhe se jam e sigurt se ka rrugë kur ka vullnet”.

Marta Kos | Kandidatja për komisionere për zgjerim e BE-së, Marta Kos, para mikforonit duke buzëqeshurMarta Kos | Kandidatja për komisionere për zgjerim e BE-së, Marta Kos, para mikforonit duke buzëqeshur
Kandidatja për komisionere për zgjerim e BE-së, Marta KosFotografi: Nicolas Tucat/AFP/Getty Images

Për Kos shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi i papranueshëm

Kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, u pyet nga eurodeputetët, nëse do e pranojë kthimin në agjendë të idesë së shkëmbimit të territoreve, në rast se një propozim vjen nga administrata e ardhshme e Washingtonit nën drejtimin e Donald Trump. Marta Kos, e hodhi poshtë këtë në mënyrë kategorike duke e cilësuar “propozim të papranueshëm”. “Ç’do të ndodhë pas janarit kur të nis mandatin presidenti i ri amerikan, mbetet të shohim. Sa i përket ideve për shkëmbim territoresh, jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, ishte e prerë Marta Kos, duke shtuar se “evropianët duhet të shikojnë se çfarë mund të bëjnë vetë e jo të presin propozime nga të tjerët”.

Në kuadër të procesit të deritashëm të dialogut Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim një propozim të BE-së për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Rrjedhimisht Kurti ka refuzuar ta themelojë Asociacionin mbi propozimin Evropian. “Ne e kemi një Asociacion të komunave, nëse dikush e dëshiron një tjetër, kjo duhet të bëhet nga komuna. Nuk formon kryeministri Asociacion e as nuk i themelon”, pati thënë Kurti.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, portret, Stano me syze dhe kravatë rozë
Zëdhënësi i BE-së Peter StanoFotografi: Dursun Aydemir/AA/picture alliance

BE këmbëngul për Asociacionin

Por zëdhënësi i BE-së Peter Stano, deklaroi për mediet lokale në Prishtinë se “Bashkimi Evropian konsideron se Qeveria nuk mund t’i shmanget përgjegjësive që ka marrë në procesin e dialogut dhe ato përgjegjësi t’ia delegojë komunave me shumicë serbe. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, drafti iu dorëzua kryeministrit Kurti personalisht nga lehtësuesi i BE-së së bashku me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe përfaqësuesi special të SHBA-së.

“Qeveria nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj në kuadër të Dialogut apo t’ua delegojë ato komunave me shumicë serbe të Kosovës. Në tetor 2023, në një përpjekje për të çuar përpara procesin e normalizimit, BE-ja e mbështetur nga shtetet anëtare dhe partnerët e saj si SHBA-ja, prezantoi zyrtarisht një projekt-statut evropian për krijimin e Asociacionit. Ky draft-statut evropian bazohet në modelet dhe praktikat e mira evropiane, si dhe në kornizën ligjore të Kosovës. Drafti iu dorëzua kryeministrit Kurti”, tha Stano, duke rikujtuar se përveç dorëzimit të draft-statutit evropian në Qeverinë e Kosovës nga emisarët evropianë dhe amerikanë, “drafti i ngjashëm ishte pranuar nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq edhe në takimin e 26 tetorit 2023 në Bruksel.

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa për Serbinë përmbushjen e obligimeve të saj që rrjedhin nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times November 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bashkëpunimi i aleatëve prorusë: Lukashenko e ftoi Dodikun në Bjellorusi

Kosova Times Kosova Times August 30, 2023
Rusi që dogji pasaportën: “Nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë në gulag”
Historia po shkruhet në Antarktidë: Një aeroplan pasagjerësh u ul në kontinentin e akullt për herë të parë
Çfarë shkruan Associated Press për përbërjen e qeverisë së re të Serbisë: “Përfshirja e Vulin-it të sanksionuar sugjeron vetëm një gjë”
Gjithçka të kujton Ukrainën: Thirrjet nga një rajon – “Putin, eja, na mbro…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?