Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në UEFA Nations League.
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet gjatë këtij muaji në Grupin B1, në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë (më 16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (më 19 nëntor, 20:45).
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë. Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.
Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.
Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.