By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fati i të zhdukurve, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave
December 27, 2025
Kurti: Fitore mbi 50% e nevojshme për qeverisje të shpejtë dhe stabile
December 27, 2025
KEK sqaron keqkuptimin për ndërprerjet e energjisë elektrike
December 27, 2025
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%
December 27, 2025
Gjykimet në mungesë rrisin aktakuzat për krime lufte
December 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti me studentët e diasporës në Gjermani, trajton programet e qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti me studentët e diasporës në Gjermani, trajton programet e qeverisë
Lajme

Kurti me studentët e diasporës në Gjermani, trajton programet e qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/10 at 4:23 PM
Kosova Times Published November 10, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar këtë fundjavë nga kryeqendra e Norvegjisë drejt qytetit të Frankfurtit, gjersa në mëngjesin e sotëm ka takuar e bashkëbiseduar me studentë nga diaspora jonë në Gjermani.

Bëhet e ditur se bashkë edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, Kurti diskutoi me pjesëmarrësit mbi progresin dhe zhvillimin e vendit dhe politikat e ndërmarra nga qeveria jonë për të rinjtë dhe studentët.

“Trajtoi programet e qeverisë të cilat synim kanë punësimin te të rinjtë dhe nxitjen e përfshirjes së tyre në tregun e punës siç është rasti me programin Praktikë në Qeveri apo platforma SuperPuna. Në lidhje me iniciativat e ndërmarra të cilat në kryeqendër e kanë patur angazhimin e diasporës, përmendi hapjen e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programin për Diplomaci Qytetare, si nisma të jashtëzakonshme që afrojnë profesionistët, studentët, të rinjtë e të rejat më pranë vendit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Në këtë bashkëbisedim me studentët, kryeministri ka folur edhe për ndërlidhjen e sistemit arsimor me ekonominë e vendit, jetësimin e arsimit publik të lartë falas, ndërkaq që vëmendje i është dedikuar edhe mbështetjes financiare për studentët.

Kryeministri theksoi, thuhet tutje në këtë njoftim, se ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta në sferën akademike dhe në tregun e punës, është jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

“U bisedua dhe mbi rritjen ekonomike të vendit që shkon në simetri edhe me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve në vend. U theksua edhe fokusi në fushën e energjisë dhe tranzicionin drejt energjisë së gjelbër, përmes programeve për efiçiencë të energjisë, si dhe theksoi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100MW. Fuqizimi i marrëdhënieve me Shqipërinë ishte gjithashtu temë e diskutuar, për bashkimin e tregjeve të energjisë, sinergjinë në arsim, bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe bashkë organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshave U16 në volejboll për vitin e ardhshëm”, thuhet tutje në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Fati i të zhdukurve, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave

Kurti: Fitore mbi 50% e nevojshme për qeverisje të shpejtë dhe stabile

KEK sqaron keqkuptimin për ndërprerjet e energjisë elektrike

Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Gjykimet në mungesë rrisin aktakuzat për krime lufte

TAGGED: #Albin Kurti, #Donika Gërvalla, #Gjermani, #Studentët
Kosova Times November 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dy aksidente në Prishtinë, lëndohen një këmbësor e dy shoferë

Kosova Times Kosova Times June 4, 2024
“Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur”: Jeta në një rajon të Rusisë
Peja shënon ditën e tolerancës ndërfetare
Gaza mbetet pa rrymë
Maqedoni: Zgjedhjet presidenciale – deklarohen partitë politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?