By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Promovohet libri i veprimtarit të LDK Mustafa-Rama: Kosova humbi një nga intelektualët e shquar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Promovohet libri i veprimtarit të LDK Mustafa-Rama: Kosova humbi një nga intelektualët e shquar
Lajme

Promovohet libri i veprimtarit të LDK Mustafa-Rama: Kosova humbi një nga intelektualët e shquar

Kosova Times
Last updated: 2024/11/10 at 12:39 PM
Kosova Times Published November 10, 2024
Share
SHARE

Xhemail Mustafa, figurë e shquar dhe një ndër shtyllat e lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kështu theksoi kreu i Prishtinës Përparim Rama me rastin e promovimit të librit të veprimtarit të ndjerë të LDK Xhemail Mustafa. Në këtë libër janë përmbledhë pjesë të shkrimeve të tij.

Me këtë rast Rama e quajti Mustafën një burrë të guximshëm dhe vizionar, që la pasuri të çmuar në formën e veprave të tij dhe në veprimtarinë e tij politike, duke kontribuuar në kauzën e Kosovës për çlirim dhe pavarësi.

“Pas humbjes së tij në nëntor të vitit 2000, Kosova e humbi një nga intelektualët dhe liderët e saj më të shquar, këshilltarin e afërt të Presidentit Rugova dhe një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Rama.

Në vijim ai tha se kontributi i tij si publicist, shkrimtar dhe veprimtar politik, e ka bërë atë një figurë të paharrueshme, jo vetëm për brezat e tij, por edhe për ata që do të vijojnë.

“Në veprat e tij, Xhemail Mustafa ka lënë gjurmë të pashlyeshme. “Një lutje për Prishtinën” ishte vepra e fundit që Xhemail Mustafa na e la. 78 net frikë e kurajë e shpresë i përshkroi në librin e tij. 78 ditët e bombardimeve të NATO-s, në Kosovë, ku për asnjë moment ai nuk e la Prishtinën, prej ku punoj fortë deri në nëntor të 2000, kur përfundimisht Prishtina dhe Kosova humbi një njëri të madh”, tha Rama.

Ai nënvizoi më te se Mustafa luftoi për të artikuluar ëndrrën e Kosovës për liri dhe pavarësi, duke informuar dhe mobilizuar opinionin publik, si në vend ashtu edhe ndërkombëtarisht.

“Guximi dhe vizioni i tij ishin të jashtëzakonshme, dhe dedikimi i tij për Kosovën do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë. Mirënjohje për Profesorin Ibrahim Berisha, njëri nga bashkëpunëtorët dhe shokët e tij më të afërt, bashkëthemelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kontribues të pashoq në çështjet politike të viteve 90-ta, që përmblodhi veprat e Xhemail Mustafës. Veprimtaria e personaliteteve të tilla, duhet të mbeten të faktuar në historinë e re të Kosovës, të cilës ata i dhanë kthesë”, tha ai./Kosovatimes/

You Might Also Like

Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

TAGGED: #Përparim Rama, #Xhemail Mustafa
Kosova Times November 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bashkëshortja e deputetit që propozoi ndalimin e reklamave në Instagram është kapur duke përdorur integrime reklamuese në rrjetin social

Kosova Times Kosova Times July 26, 2024
DnV thotë se në veri ka “interesim minimal” për të votuar
Armenia i është bashkuar zyrtarisht vendeve që do të arrestojnë Putinin me urdhër të Hagës
Rama: E mbështesim protestën e nesërme, trafiku urban dhe parkingjet, falas
Milan Çanak, biri i politikanit serb nga Ukraina: “Të jesh në anën e të sulmuarit, jo të agresorit, është një provë e humanizmit dhe moralit tonë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?