By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor në Kaçanik
October 8, 2025
Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë
October 8, 2025
Rafuna takon ambasadoren e Finlandës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik
October 8, 2025
Kurti në Vushtrri premton investime dhe përmirësim të jetës së qytetarëve
October 8, 2025
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse fitorja e Donald Trumpit, do i trondit hiperglobalistët, alterglobalistët dhe populistët?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pse fitorja e Donald Trumpit, do i trondit hiperglobalistët, alterglobalistët dhe populistët?
Opinion

Pse fitorja e Donald Trumpit, do i trondit hiperglobalistët, alterglobalistët dhe populistët?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/10 at 5:04 PM
Kosova Times Published November 10, 2024
Share
SHARE

Ose: Ca sugjerime e këshilla tejet miqësore për politiken kosovare)

Shkruan: Sociologu Fadil MALOKU

Shumica e sociologëve janë të pajtimit që midis tjerash, Donal Trump, do sjell; Kufizim të dukshëm të KTN-ve që merren me industri ushtarake dhe agjensioneve informative në SHBA-es; Ndërprerje të dy vatrave më të rrezikshme të luftës; atë në Ukraine dhe atë ne Lindje midis Izraelit dhe Hamasit, që ushtrohet përmes trysnisë, shantazheve dhe kushtëzimeve ekonomike; Kthim të KTN-ve amerikane nga tregu global (që u transferuan edhe fizikisht nga Amerika në Meksikë, Kinë, Japoni, Tajvanë e gjetiu periudhës se globalizimit); Fillim të një “ndjekjeje të re të shtrigave”, ndaj industrisë farmakologjike, asaj teknologjike dhe sidomos asaj ushqimore amerikane.
s:

1. Tani pas marrjes së informatës për zgjedhjen e Donald Trump në postin e Presidentit të 47 të SHBA-ve (të shtyrë nga lakmia dhe ruajtja e privilegjeve e pushteteve qofshin ato demokratike, autokratike, diktatoriale, etj.) ka fillua vërshimi i telegrameve e urimeve nga më të ndryshme, të(pa)sinqerta në adresë të Tij, është interesant të analizohen këto mesazhe e urime kurtuazie! Të cilat, me fitoren e tij bota më nuk do jetë asnjëherë e njëjtë me ate para ardhjes së Tij në fronin e lidershipit global. Ka mendime e ekspertiza të gjera sociologjike (si ajo e sociologut Imanuel Wallersteine e Johan Galtung) që fitoren e Tij e shohin, si fundi i dominimit absolut të Amerikës, po edhe si fundi i globalizimit të botës me (sloganin; petkun e ideologjisë neoliberale dhe post modernizmit si kulmim të vlerave perëndimore. Por, që në këte rast s’janë objekt i analizës sonë. Në fakt, urimet duhet shikuar përveç prizmës personale (sidomos për vendet autokratike e ato diktatoriale) edhe me një “dioptri” tjetër fare që dosido ka të bëjë me primesa më të gjëra, si ato të interesit shtetëror e kombëtar. Te shteteve e vendeve, të cilat në periudhën e dominimit absolut të perandorisë amerikane (lexo; globalizmit si ideologji, si tendencë, si ndërvarësi, po /nëse doni/ nëse doni edhe si mit!?) ishin aleate, ishin partnere po edhe mike besnike në “odisejaden” e kulmimit dhe dominimit në glob. Gjitha këto urime.. pa dallime të theksuara (etike e politike) janë rutinë kurtuazie dhe një dëshmi jo vetëm e shprehjes së lojalitetit ndaj administratës që Ai do ta udhëheq në 4 vitet e ardhshme, por, edhe e besnikërisë e poltronizmit të skajshëm ndaj vetë personalitetit kontrovers të Donald Trump. Por, si do të manifestohet apo si do të mund të “përkthehet” lojaliteti ndaj vet Trumpit në utilitarizëm e në interesa personale të autokratëve indolent e diktatorëve e populistëve të pa shpirtë në gjithë globin, mbetet për t’u parë. Themi kështu edhe për shkakun, se shumica e analizave (amerikane) lidhur me karakterin e vetë Donald Trumpit flasin për një tip karakteri; tejet arrogant, të vetëmjaftueshëm, të pa parashikueshëm, e madje edhe tip që fascinohet joshet lehtësisht pas lajkave e miklimeve kurtuazie në publikun e gjerë(!). Por, këndvështrimi i interesave që do sjellin dobi izolacionizmi i tij i rekomanduar me moton “first America” gjatë fushatës elektorale, me siguri blloku tjetër i identifikuar si BRIKS (Brazili, Rusia, India, Kina…) do e shfrytëzoj në konsolidimin dhe afirmimin e vlerave të reja antipode perëndimore. Nga ky këndvështrim nuk ishte e rastësishme e as e çuditshme përkrahja e sofistikuar e hibride që ia “dhuruan” shtetet e këtij blloku të ri :ekonomik, (ku filozofinë e kapitalizmit neoliberal e konstaton si të bankrotuar (!); politik, (një mish mashë ideologjik /si rasti i Kinës/ ); e vleror, (një pikëpamje krejtësisht të re mbi proceset dhe zhvillimet globale) kampit të Trumpit, gjate fushatës elektorale.
2. Mirëpo, çfarë do sjellë më saktësisht timonieri Trump, si lidership i ri me izolacionizmin” e tij amerikan, në rrafshin global? Shumica e sociologëve janë të pajtimit që midis tjerash, ai do sjell; Kufizim të dukshëm të KTN-ve që merren me industri ushtarake dhe agjensioneve informative në SHBA-es; Ndërprerje të dy vatrave më të rrezikshme të luftës; atë në Ukraine dhe atë ne Lindje midis Izraelit dhe Hamasit, që ushtrohet përmes trysnisë, shantazheve dhe kushtëzimeve ekonomike; Kthim të KTN-ve amerikane nga tregu global (që u transferuan edhe fizikisht nga Amerika në Meksikë, Kinë, Japoni, Tajvanë e gjetiu periudhës se globalizimit); Fillim të një “ndjekjeje të re të shtrigave”, ndaj industrisë farmakologjike, asaj teknologjike dhe sidomos asaj ushqimore amerikane, që do i besohen Robert Kenedit dhe Elon Mask-ut. Kur jemi te politikat e jashtme, Donald Trump duket që pa mëshirshëm do i vazhdoj ato të mandati të parë. Ri formatimin e rolit të NATO-s, që dosido është një paralajmërim edhe për neve në Kosovë se në kohërat që po vijnë të ndajmë shumë më shumë buxhet në ushtri e armatim mbrojtës…Kurse, kur jemi te reflektimi apo te trysnia hipotetike politike që supozohet se mund të ndodh mbi rajonin (Bosnjën dhe Serbinë) dhe në veçanti mbi Kosovën, për ata që mendojnë se zgjedhja e Trumpit do e dobësoj pozicionin e qeverisë së ardhshme, kam mendim tërësisht tjetër…Si dhe përse do ndodh ky reflektim e trysni pozitive kujtoj se do të varet shumë; nga uniteti (jo uniformiteti në mendime e qëndrime politike) i përfaqësuesve legjitim që do dalin pas zgjedhjeve te 9 shkurtit, në avokimin e argumenteve për shtrirjen e sovraniteti (slogan zgjedhor i vet Trumpit (“e ardhmja u përket vendeve sovrane dhe të pavarura”) të Kosovës; nga heqja dorë e të menduarit dhe të gjykuarit dogmatik (lexo; bunkerimi e insistimi naiv në pozionime këmbëngulëse e pa doza elasticiteti): e sidomos nga: përafrimi i konceptit, ideve, veprimeve dhe pragmatizmit (që s’nënkupton dorëzim, por, mjeshtërinë e konfrontimit) tonë politik për të realizuar interesat tona afatgjata kombëtare e shtetërore.
3. Pse nuk guxojmë të rrëshqasim në antitrumpizëm dhe të vetë mjaftohemi me frymën euforike të nacionalizmit tonë irracional? Sepse, mu ky turravrap i yni i pamenduar mirë me “peshoren e argjendarit” mund të na fut në rrugë të pa kthim të konfrontimit jo vetëm me administratën në ardhje të njohur si tipike antiglobaliste, por edhe me vlerat perëndimore. Andaj, adresa e pushtetit për të afirmuar vlerat tonë të nëpërkëmbura nga e kaluara jo fortë e largët, nuk guxon dhe nuk duhet assesi të na e krijojë “distancën sociale” me minoritetet (sidomos me serbët e manipuluar dhe kontrolluar nga regjimi fashist i Serbisë!) dhe grupet tjera etnike. Arsyeja është shumë e thjeshtë; ne si Kosovë, nuk e kemi problemin me serbët vendas, por, me Serbinë e cila është duke bërë gjithçka për ta “mbjellë” farën dhe disponimin antiamerikan në trojet tona shqiptare. Nacionalizmi i kosovarëve, duhet të “spastrohet” dhe dekontaminohet në mënyrë shumë “kirurgjikale “nga synimet dhe ambiciet irracionale. Po ashtu, ai nuk duhet as të figuroj në programet dhe agjendat shtetërore (derisa në ato partiake, mund të shërbej si retorikë përkohësisht për interesa ekskluzive për animimin e opinionit të gjerë për t’i zgjedhur ata në aulën e pushtetit), ngase, Programet e simuluara dhe të stimuluara përmes “agjendave” shtetërore, shumë lehtë mund ta krijojnë një gjeneratë antiamerikane e antiperëndimore, gjë këte e synon me mish e me shpirtë Serbia. Natyrisht, këtë synim programor, kurrë nuk kisha dashur ta shoh, e aq më pak ta realizoj ndonjë subjekt i yni nga Kosova! Antitrumpizmi, “prodhon” përveç labirinteve e kurtheve të rrezikshme edhe pasiguri në rajon…! Kështu që periudha e re, duhet të na mësoj që pas zgjedhjeve të shkurtit, politika jonë të ecën në (si thuhet) “teh shpate”, dhe të veprojë unanimisht me një zë, sidomos kur janë në pyetje interesat afatgjata kombëtare e shtetërore.

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

TAGGED: #Fadil Maloku
Kosova Times November 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

OFTK-ER-WCPT organizojnë mbledhjen e përgjithshme të Evropës në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
Vidhen kabllot elektrike të fabrikës së Plastikës që ishte djegur më parë
Shefi i EULEX-it dënon sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potoka
Nesër ditë zie në Serbi për ngjarjet tragjike në Kosovë
Vjosa merr pikët në Vushtrri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?