By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vazhdojnë gërmimet në Kozhle, 5 varreza masive të lokalizuara në Serbi
September 30, 2025
Ky është bosi shqiptar i drogës Genti Krasniqi, i arrestuar në zyrën e emigracionit në Kolumbi
September 30, 2025
Aksident trafiku në Prishtinë, krijohen kolona në kryeqytet
September 30, 2025
Marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë në sektorin ushqimor
September 30, 2025
Nga 12 tetori nis zbatimi i sistemit EES në disa pika kufitare të BE-së
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit
Lajme

AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 10:29 AM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Mesatarisht 2 mijë biznese mbyllen në Kosovë brenda një viti tha Aleanca Kosovare e Bizneseve, por sipas saj janë rreth 8 mijë biznese të tjera të reja që happen po në këtë periudhë kohore. Lidhja e Bizneseve të Kosovës konsideron se ka shumë faktorë që ndikojnë në gjendjen e bizneseve, e cila konsiderohet e brishtë. Njohës të fushës ndërkaq, vlerësojnë se marrë parasysh ekonominë e dobët, këto shifra janë shqetësuese për vendin.

Shuarja e aktivitetit të bizneseve në Kosovë, kohët e fundit është në rritje. Sipas një hulumtimi nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, brenda një viti mesatarisht mbyllen rreth 2 mijë biznese në Kosovë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, përveç një numri arsyesh pse bizneset mbyllen ka radhitur edhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Nga viti 2002 e këndej mesatarisht bizneset në Kosovë mbyllen rreth 2 mijë e hapen mbi 8 mijë. Nëse analizojmë shkaqet e mbylljes janë më të ndryshmet. Nga ajo pse humbë fuqinë në treg, pse nuk ka mbështetje, pse interesi bankar është i lartë dhe infrastuktura është tepër e shtrejt, duke përfshirë këtu qiranë, energjinë elektrike. Ngarkesat për biznes e fuqia e konkurencës janë arsye që po mbyllen bizneset e së fundi edhe fuqia punëtore”, tha Shahini.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj thotë se faktorë për mbylljen e bizneseve ëhstë gjendja e rëndë ekonomike por edhe një mjedis i vështirë i të bërit biznes.

Për fat të keq kemi një numër të madh të bizneseve të cilat po mbyllen në Kosovë. Është shqetësues ky numër sepse po jep një mesazh që këtu ka shumë faktor që ndikojnë në gjendjen e bizneseve. Një ndër ta është mesazh i qartë që në Kosovë, gjendja ekonomike dhe të bërit biznes është në gjendje jo të mirë. Ne si Lidhje e Bizneseve kemi kërkuar nga Qeveria vazhdimisht që të ketë ndryshime politike fiskale sepse bizneset janë në gjendje jashtëzakonisht të keqe”, ka thënë Dreshaj.

Këto shifra të shuarjes së bizneseve për ekonominë e Kosovës janë alarmante, deklaron ekonomisti Lulzim Beqiri.

Sipas tij, bizneset në Kosovë ballafaqohen me sfida të shumta.

“Sigurisht është shqetësuese sepse ekonomia është e dobët. Tu e marrë për bazë edhe importin që e kemi. Realisht institucionet e Kosovës po krenohen me importin që e kena ndërsa bizneset po ballafaqohen me mbylljen si mungesë e aktivitetit ekonomik në Kosovë. Kjo vjen si rezultat i qasjes në financa, kredive tepër të larta, një gjyqësor neglizhent ndaj problematikave ekonomike dhe këto bajnë që bizneset detyrohen të ndërpresin aktivitetin e tyre”, ka deklaruar Beqiri.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, nga marsi i vitit 2021 deri në shtator të këtij viti në Kosovë janë regjistruar mbi 40 mijë biznese. Ndërsa kërkesat për çregjistrimin e bizneseve numërohen mbi 5 mijë, ose rreth 8 për qind.

You Might Also Like

Osmani takon Hanrahan: Aleanca me SHBA-të është themel i sigurisë kombëtare

Fillon përgatitja për dimër, çmimet të larta e pagat të ulëta

‘Java e gruas’ mbledh rreth vetes personalitete nga politika e biznesi

Osmani: Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

Marrëveshje 1 milionëshe për energji të pastër

Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Legjioni Anti-Putin i Rusisë së Lirë për herë të parë në publik: Qëllimi është i qartë – HAPJA E NJË FRONT TË RI (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Ka gjithnjë e më pak kafe për ekspres: Cilat janë arsyet, cili është çmimi
Diskutohet themelimi i Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale
Tre arrestime të reja të turqve për vrasjen e dyfishtë
SHBA, BE dhe Britania e Madhe refuzuan të marrin pjesë në inaugurimin e Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?